Kush nuk e kujton mesesin e pare te tij? Ate qe te ka mesuar alfabetin shqip; shkrim e kendim dhe te ka futur ne udhen e dijes. Thone se njeriu meson gjate gjithe jetes dhe mbetet nxenes i perjetshem. Here me mesuesin prane, e here autodidakt. Ekzistojne disa profesione, sic eshte ai i te fluturuarit, i cili nuk mesohet pa “ marre takim ajrin nen drejtimin e mesuesi t”, i cili te shoqeron ne cdo hap e vazhdimisht. Me perulje e me respect te merituar per punen e vecante qe ben, kete tip mesuesi do ta quaja, pa ia paksuar vlerat instruktor te fluturimit.
Njeri syresh eshte Nehar Ali Jazexhiu; te cilin, praktikisht e njohin te gjithe ata qe kane sherbyer e sherbejne ne aviacionin tone dhe qe e kane nisur udhen e ajrit, ketu, ne Shqiperi. Monografia qe vijon, ben fjale, per punen e tij te lavdishme gati 35 vjecare, ne kabinen e dyte te aeroplanit Jak- 18; i cili, ne periudha te ndryshme eshte emertuar me emra jo te njejte. Ne esence, ky lloj aeroplani ka patur destinacionin e vozitjes ne ajer te nxenesit, i cili nuk eshte i ngjashem me nxenesit e zakonshem qe ulen ne bangat e shkolles por ka disa vecori qe e dallojne prej tyre.
Nehari e nisi udhen e qiellit kur ishte 18 vjec e nuk iu nda lundrimit ajror derisa koha dhe mosha bene te tyren. Nuk di ndonje peshore, e cila te na deftoje: kush ka sakrifikuar me shume e kush me pak. Per te mesuar mbi kontributet e sejcilit, ndoshta metoda krahasimore eshte me e sakta e ajo na bind. Le ti referohemi praktikes jetesore e cila eshte me e besueshmja dhe paraqet peshoren me te sakte. Nehar Ali Jazexhiu eshte i vetmi pilot, qe mesoi e u diplomua, instruktor i teknikes se pilotimit ne Bashkimin Sovjetik, ne Shkollen famemadhe te Borisoglebsit, e cila mbante emrin e legjendarit Valerij Çkallov. Te tjeret, pas tij, u bene instruktore te teknikes se pilotimit, autodidakte, bazuar ne te dhenat fluturuese vetjake; ne kapacitetin teorik dhe ne figuren e sejcilit.
Se bashku me Neharin, ne Shkollen e Borisoglebsit u dilomuan pilote: Naun Todo; Kostandin Sadikaj; Mustafa Çici; Kapo Selmanaj; Abdi Gjonmemaj; Dalip Shabanaj dhe ndonje tjeter. Disa nga shoket e Neharit sidomos: Naun Todo; Kostandin Sadikaj; Admir Fllaga; Flamur Mickaj; Refit Jazoj; Hamit Ulqinaku etj. kane punuar shume vite me radhe, si instruktore te teknikes se pilotimit, ne aeroplanet fillestare mesimore, me helike = Jak-18; Jak-18 A; dhe Tip-61. Ne aerodromin fushor te Poros, ne fushen e blerte dhe ne pisten e betonuar te aerodromit te Qytetit “ Stalin” dhe ne ate te Vlores ku, se bashku me koleget e tyre, kane pergatitur, praktikisht, te gjithe pilotet qe jane diplomuar ne vendin tone.
Sic eshte bere e njohur dhe ne shkrime te tjere, grupi i pare i kursanteve shqiptare per pilote, e nisi praktiken fluturuese diku ne vitin 1958, por Shkolla e Aviacionit Shqiptar mori forme, ne vitin 1959, kur u formua si skuadrile me vete brenda Regjimentit te Qytetit “ Stalin”. Kursante te pare ishin: Jovan Kacorri – ( Deshmor i Atdheut); Sotir Majko; Robert Marko; Divin Abazaj; Çerciz Zeka; Lirim Kokona; Muco Mucaj; Bilush Imeraj; Baftjar Meta; Servet Murati ; Servet Muka, Myrteza Arapi; etj. Ne vitin 1960, ne pranvere, nisen te fluturojne kursantet e grupit te dyte, ku benin pjese: Bardhyl Lubonja; Koco Biku; Rrapo Kodheli; Bahri Meshau ( Permeti); Lutfi Islamaj; Agim Ismaili; Surri Barbullushi ; Thanas Papa; etj. Ne te dy kurset, Nehari kishte grupet e tij me kursante per pilote.
Derisa u nda nga procesi i fluturimit, Nehari shkriu aftesite mendore dhe fizike, talentin e atij qe di te transmetoje jo vetem profesionin, por dhe qasje njerezore tek nxenesit e tij. Nxenesit e tij ishin te vecante, jo nga mosha, por nga profesioni i veshtire qe mesonin – fluturimi. Ne dukje, kur vrojton nje aeroplan duke fluturuar, njeriu kenaqet me bukurine qe veshtron; dukuria paraqitet mjaft e bukur, e kendshme, egzotike dhe interesante. Gjithsejcili qe e veshtron kete dukuri, nga jashte, nuk ka si te mos shprehet, qofte dhe me veten e tij se do te donte te shkeputej nga toka e te lundronte ne ajer, si zogjte e qiellit. Por, kur futesh ne disa detaje, te shkences se fluturimeve, meson gjera te cilat, jo vetem qe nuk i dije, por dhe nuk ti merrte mendja. Te fluturuarit eshte shkence, shans i rralle e privilegj. Nehari i ka gezuar te gjitha. Ai shquhej si mesimdhenes dhe perjetonte cdo situate, si nxenesi i tij.
Djemte e qiellit ( keshtu me pelqen ti quaj fluturuesit) ku ben pjese Nehari, jane te respektuar e nderohen per punen qe bejne e per veshtiresite qe percjellin. Do te doja te ndalesha pak, per te perseritur disa dukuri te cilat nuk thuhen per here te pare. Kam degjuar te thone se instruktori i fluturimeve, eshte njeri i sacrifices dhe gjate procesit te te mesuarit, eshte i detyruar te sakrifikoje mjaft nga vetja duke bere jete te kufizuar e te kushtezuar. Le te me quajne si te duan; do ta them sic e di si e kuptoj se te jesh instruktor i teknikes se pilotimit, duhet te jesh, jo vetem pilot me nivel te ngritur teorik dhe me aftesi praktike, por lipset te jesh pedagog, psikolog dhe metodist i mire. Keto dhe te tjera karakteristika kerkohet te jene te grupuara ne nje vend e ti shpalose i njejti individ. Po ku e si sakrifikon instruktori i fluturimit?
Nehar Jazexhiu, te cilin e kam njohur nga afer dhe kam punuar me te e nen drejtimin e tij, por mi kane thene dhe ata qe e kane njohur me gjate ne kohe, te cilat do tua server besnikerisht, me tej, ka qene njeri i sakrificave dhe ka dhene, shpesh edhe nga vetja. Nuk eshte e lehte te familjarizohesh e te perballosh kufizimet sa i takon menyres te jeteses te instruktorit dhe regjimit ditor te tij.
Ne muajin gusht te vitit 1962, Nehari u martua dhe me pas u be babai i dy vajzave. Nderkohe vazhdonte te ishte ne detyren e instruktorit te fluturimit. Le ta mendojme per nje cast veten, ne vendin e Neharit te sapomartuar, i cili le bashkeshorten e me pas edhe dy vajzat ne Vlore dhe vete bente regjimin e kazermes, si ushtar. Ai, te gjithe kohen e kalonte duke u marre me pergatitjen per fluturim ose ndodhej ne ajer, jo per te lundruar, per hobi apo per turizem, por per te mesuar nxenesit e tij pilote. Si ushtari i sherbimit te detyrueshem qe prêt radhen kur do te dale ne dalje te lire, Nehari, pilot instructor dhe officer, priste mesin e javes apo fundin e saj, per te shkuar prane familjes. Kur fluturohej ne aerodromin e Qytetit “ Staslin”, grupi i instruktoreve dhe personeli tjeter kuader, shkonin prane familjeve, ne Vlore, vetem ne fundjave.
Per te patur nje perfytyrim sa me te plote e me te kjarte per ata qe nuk e kane provuar, instruktori, i cili qendronte 24 ore prane nxenesve te tij, dhe ndiqte me merak te madh ecurine e tyre, e kishte te varfer e te pamjaftueshem informacionin per situaten ne familje dhe per femijet e tij, qe ndodheshin larg. Mendoni se ne kohen kur Nehari ishte ne kushte te tille, mjetet e komunikimit nuk ishin sic jane sot, kur e merr informacionin menjehere dhe mund t’u urosh femijeve: “ Miremengjes” apo “ naten e mire”! Ne kohen per te cilen behet fjale, instruktori dhe kuadrot e tjere nuk dinin si po shkonte regjimi i femijeve te tij qe kish lene me temperature te larte apo me shqetesime te tjera shendeti. Per ke te mendonte me pare instruktori? Per femijet qe kishte lene ne familje apo per nxenesit qe duheshin mesuar? Ky qe pershkruam eshte vetem njeri nga kufizimet dhe sakrificat qe perjetonin ata qe merreshin me procesin e mesimit te fluturimit.
Nuk mund te numerohen veshtiresite dhe sakrificat e instruktorit te fluturimeve. Nehar Jazexhiu, si tip inteligjent qe eshte por dhe me pervojen qe fitoi, u be mjeshter i madh i mesimit te lundrimit ajror. Po t’u referohemi tipareve karakteristike te tij, ku prevalonte dashuria per profesionin dhe etja per t’u transmetuar nxenesve te tij gjithe sa dinte e ate qe mund te bente vete. Kaq nuk mjafton per te qene mesues i mire. Po t’u shtosh tipareve te qenesishme te Neharit; seriozitetin, ndershmerine, te qenit i drejte, kurajon dhe guximin per ti thene gjerat drejt e me emrin qe kane dhe plot te tjera, do te vesh re se Ai na del perpara syve i kompletuar me te gjithe kualitetet. Nuk ma do mendja se do te bezdiset ndonjeri, po te tentoja te shtjelloj veshtiresite qe percjell nje instructor i tenikes se pilotimit ne procesin e mesimdhenies.
E para; duke qene i kompletuar me kualitetet qe kerkohen, instruktori i teknikes se pilotimit, per te kryer misionin e tij fisnik, i transmeton nxenesit gjithe sa di per aeroplanin dhe per fluturimin. Merrni me mend, cfare gezimi te padeftuar perjeton instruktori, kur merr persiper te vozite ne ajer nje njeri, i cili, deri atehere vetem sa kish degjuar apo kish pare nga toka ata qe fluturonin , ne hapesire, e pergatit ate dhe e lejon te ngrihet i vetem ne ajer, me nje aeroplan duke i patur rripat e ndenjeses te kabines se dyte te lidhur dhe hapsiren qiellore te veten e te lire. Por, derisa te mberrije casti fatlum i “ leshimit ne fluturime vetem”, kerkohet te rrjedhe nje proces relativisht i gjate mesimdhenie, teorik dhe praktik, si dhe vozitje ne ajer, ne pranine e instruktorit te fluturimit ne kabinen e dyte.
Studenti qe i futet te mesuarit te fluturimit, anen teorike, vertet e meson ne kabinete, me pedagoge te specializuar nepermjet mesimeve te ndryshme por, ai qe i meson atij drejtimin e aeroplanit ne fluturim, e ka te domosdoshme te kete nivel te ngritur teorik, ndryshe nuk eshte ne gjendje te spjegoje, te sqaroje e te argumentoje dukurite qe ngjajne ne ajer. Instruktori i fluturimit i ngjan atij skulptorit, i cili merr ne dore nje sasi gipsi dhe me mendjen e me duart e tij i jep formen e deshiruar. Ashtu dhe instruktori i fluturimit merr persiper ti mesoje nje djali te ri shkencen dhe tekniken e te fluturuarit.
Nuk mund te perceptohet mundimi i rralle i instruktorit te fluturimit, qysh ne toke, per ti sqaruar nxenesit edhe a-ne; edhe b-ne; edhe shkronjat e tjera te alfabetit. Sakrifica, ne kete plan lidhet me intensitetin e punes se tij, per ti bere te qarta cdo nxenesi, kandidat per pilot, anen materiale dhe funksionimin e agregateve dhe te mekanizmave te vendosur ne avion. Instruktori, ngrihet nga gjumi akoma pa u gdhire dita dhe, derisa te perfundoje procesin ditor te punes, ai eshte ne aktivitet intensiv, si atehere kur eshte ne toke dhe kur vozit ne ajer. Kjo eshte pune e perditshme dhe nuk kemi te bejme me nje rast te shkeputur. Intensitetit fizik, i shtohet lodhja mendore dhe shqetesimi. Instruktorit i rri mendja tek pergatitja e gjithaneshme e nxenesit (nxenesve) te tij, per t’u ngritur ne ajer e per ta kryer fluturimin me sukses. Shtojme ketu dhe pergjegjesine qe ndjen instruktori per jeten e nxenesit. Mos t’u duket cudi; kur kursanti ngrihet i vetem ne ajer, instruktori, derisa ai te zbrese ne toke, perjeton nje kalvar te vertete. Kjo nuk lidhet me trimerine vetjake por me ndjenjen e pergjegjesise per jeten e atij qe i eshte besuar.
E dyta; instruktori i teknikes se pilotimit punon e jeton ne kushte mjaft te veshtira. Vetem ata qe e kane perjetuar regjimin e punes ne Poro, mund ti ndjejne koleget e ti konceptojne qartesisht sakrificat qe kerkohen per ata njerez, ne dukje te zakonshem. Dikur, kampingu ishte ne masivin e pishave te Poros. Atje, fjetja, te ushqyerit, “ pushimi”, gjithe regjimi ditor percillej ne nje mjedis ku te “grinin” mushkonjat dhe kushtet hygjieno-sanitare ishin larg kerkesave. Diten, nxenesit, instruktoret dhe ata qe siguronin fluturimet ( inxhenjeri, tekniket, mekaniket, ushtaret etj.) e pecillnin vapen ne aerodrom, ne piken e diellit, mes vapes, pluhurit dhe pickimit te mushkonjave. Hije, per te futur pak koken, mund te gjeje vetem nen krahet e aeroplaneve. Furnizimi me uje te pijshem behej me nje mjet transporti me bot, siper, nga Vlora, kurse te konsumoje ushqimin ditor, ne ata kushte, ishte jo vetem veshtiresi e sacrifice, por, plot gojen mund te them se ishte ne kufijte e heroizmit masiv. Vetem tiparet e rralla te atyre njerezve, te cilet ishin aq te perkushtuar e me shpirt te madh, dhe mosha relativisht e re e tyre, bente te mundur perballimin e atyre kushteve. Çvendosja e kampingut ne Akerni dhe disa permiresime qe u bene ne kushtet e jeteses, sollen nje fare ndryshimi, por sakrificat e shoqeruan jeten e efektivave edhe ne kushtet e reja.
Nje instructori, si rregull i ishin besuar te mesonte tre deri ne kater kursante per pilote. Sipas grafikut ditor te fluturimeve, i cili, random quhet plantabele e fluturimeve, ne diten e fluturimeve parashikohet, deri ne detaje, procesi i lundrimit ajror te asaj dite. Zakonisht, kur fluturohet ne rreth ( ne fakt eshte nje kuadrat), cdo instruktori i takon te ngrihet ne ajer e te ulet 24 here dmth: 4 kursante x 6 fluturime ne rreth. Çfare ndodh? Çdo kursant, mbasi perfundon numerin e fluturimeve te planezuara ne plantabele, del nga kabina e avionit e u bashkohet shokeve. Ne aeroplan ze vend kursanti tjeter; pastaj i treti e ne fund, i katerti. Ata, te kater zevendesojne njeri-tjetrin kurse instruktori i tyre qendron ne kabine. Atij i takon te vozite te kater nxenesit e tij duke u per balluar kerkesat e vecanta te sejcilit. Problemi nuk shtrohet se tek instruktori, vec lodhjes krijohet monotoni, dhe ai perjeton nje ngarkese te papare psikike dhe fizike. Pa e ekzagjeruar problemin, dua vetem te kujtoj se instruktorit ne kabinen e aeroplanit i thahej peshtyma per nje pike uje dhe nuk arrinte te gelltiste disa gllenjka uje, nga ai qe i servirnin kursantet, me disa qypa balte, te cilet, per ta ruajtur te fresket ujin, e futnin ne rere. Shpesh, ai nuk arrinte ta shijonte kete sherbim te deshiruar, per arsye se duhet te linte te lire brezin ku uleshin e ngriheshin avionet, pa pushim.
E trea, a keni vrojtuar ndonje mesues, ne fund te dites se punes, sa i lodhur e i drobitur eshte? Ai u ka folur e deftuar disa ore me radhe, me qellim qe t’u ngulite nxenesve shprehite e nevojshme te mesimit. Po instruktori i teknikes se pilotimit? Ai nuk e perfundon detyren kur ka vozitur ne ajer kursantet e tij, por i duhet te drejtoje, duke qene aktiv, pergatitjen per fluturimet e dites qe pason. Çdo fjale qe leshon instruktori i teknikes se pilotimit, duhet te jete e menduar mire dhe te beje vend. Ajo ze vend, vetem atehere kur defton si duhet kryer veprimet, ne toke e ne ajer dhe te argumentoje domosdoshmerine e cdo veprimi. Puna e instruktorit nuk mund te jete nje pune rutine dhe nuk mund te kryhet me sukses nga cdo njeri, qofte dhe pilot i mire ondividualisht. Ka nje gje, e cila nuk mund te nenvleftesohet as te anashkalohet: Njeriu mund te dije shume, por ato qe di vete jo ne cdo rast mund tia transmetoje tjetrit. Eshte dhunti e vecante dhe prone e disa individeve aftesia per te transmetuar. Vetem bagazhi vetjak dhe elokuenca nuk mjaftojne; bindjen e sjell argument dhe besueshmerine – horizonti i mesuesit te fluturimeve. Derisa eshte keshtu, nje instructor i teknikes se pilotimit mund te jete i kompletuar me te gjitha cilesite, vetem kur zoteron aftesine per tu dhene nxenesve te tij, gjithe sa di vete. Nehar Jazexhiu e ka aftesine per ti bindur te tjeret e per t’u percjelle atyre dituri, jo me fjalen sa me shembullin e tij vetjak. Nuk eshte pak ti deftosh kursantit qe ke ne kabinen e pare, si plotsohet nje figure pilotazhi, jo me moralizime, por duke ia deftuar atij, me saktesi. Nxenesi, ne fund te fundit fikson ate qe veshtron me sy, kur instruktori i tij ka pasterti ne pilotim.
Jeteshkrimi
Nehar Jazexhiu u lind ne fshatin Poloske te krahines se Devollit, me 7 janar te vitit 1934. Nena e tij quhej Feride kurse Babai- Ali. Te dy, ishin devollinj autoktone dhe njerez te tradites luftarake te fshatit. Devollinjte jane te vecante e interesante. Ne Devoll mund te gjesh mentare te rralle; si i Madhi e i paperseritshmi Dritero Agolli dhe punetore te rralle e shembullore, te cileve nuk u mjafton draperi i zakonshem per te korrur grurin, por, ne vend te tij perdorin lejlekun i cili, mbledh me teper mase. Çdo fshat ne Luginen e Devollit; nga Gryka e Cangonjit deri ne Vishoshice apo ne Çete, nga lumi me te njejtin emer, ne te dy shpatet, si ne Lindje dhe ne Perendim, ka vecorite e tij. Fusharaket, ( nese mund ti quajme keshtu), ne teresi jane punetore te mire, te urte e te duruar; fshataret e shpateve, te cilet me teper kane “rrahur” udhet e kurbetit si Grapshi, Verleni etj dhe ne anen tjeter “ shulet”, kane nje lloj krenarie dhe e ndjejne veten me te gjezdisur e me te fisem. Por, ka dhe fshatra te vecante, interesante, si Hocishti; Progri; Poloska, etj. te cilet kane karakteristika qe nuk ngjajne me te tjeret. Nese hocishtaret, e kane cmuar fshatin e tyre si “kryeqytetin” e Devollit, kurse fshataret e Poloskes kane qene e jane luftarake, sic eshte Nehari.
Çifti: Feride dhe Ali Jazexhiu, sollen ne jete 5 femije. I pari u lind Shefkiu; i dyti- Selami; i treti Satberi; i katerti Nehari dhe e mbylli serine e djemve -Tomorri. Pese djem e asnje vajze; pese pushke ne nje dere: ky eshte bilanci i asaj martese fatlume. Te pese vellezerit u rriten, me shpergejte e me petkat e njeri-tjetrit, me zgjuarsine natyrale dhe me damarin luftarak te genit. Origjina shoqerore e familjes ishte fshatar i varfer. Femijerine Nehari e percolli ne fshatin e lindjes, ne Poloske, ku kreu dhe 2 klase te shkolles fillore. Mes bashkemoshatareve, Nehari, kur luanin lodrat e femijerise, shquhej per zhdervjellesi, seder, guxim, por dhe per dashamiresi. Edhe kur luante me shoket: me top, derrakthi, me cingla e lodra te tjera te moshes Nehari vinte ne loje jo fizikun e tij te imet sa sedren e zhvilluar, e cila shnderrohej ne prirje per te fituar cdo loder.
Pas dy viteve te pare te shkolles fillore qe kreu ne fshatin e lindjes, Nehari kreu dhe vitin e trete e te katert dhe tre vite te shkolles unike ( shtatevjecare), ne Tirane. Ne te gjitha lendet, Nehari “ shkelqente” e ishte ne balle te klases. I urte, i qete, i dashur, i sinqerte e i shkuar me shoket; ky ishte, ne vija te pergjithshme portreti i djalit te Aliut e te Feride Jazexhiut. Keto tipare, te ngulitura qe nga femijeria e tij, e shoqeruan Neharin gjate gjithe jetes aktive, i manifeston dhe aktualisht kur ka hyre ne moshen e trete.
Nehari, tre vite te shkolles se mesme i kreu ne Tirane, por meqenese u fut ne Shkollen e Bashkuar te Oficereve “ Enver Hoxha”, ne Tirane nuk e perfundoi shkollen e mesme. Me mesime ishte i dalluar, fizikisht i shendetshem e i shkathet dhe me sjellje te pelqyeshme, ndoshta dhe nen nje fare presioni te prinderve, Nehari, per te plotsuar deshiren e madhe te behej mbrojtes i Atdheut, nisi udhen per t’u bere officer. Ne Shkollen e Bashkuar te Oficereve, Nehari studio ne degen e xhenjos por, si “as” nen menge kishte endrren e kahershme per te fluturuar. Deshira per t’u bere pilot, Atij i kishte lindur qe kur ishte femije, ne fshatin e lindjes dhe veshtronte avionet e huaj tek ndesheshin me njeri-tjetrin, ne ajer, gjate viteve te Luftes Italo-Greke. Endrra per t’u bere pilot, tek kursanti i Shkolles se Bashkuar te oficereve, mbeti ne sirtar, deri ne vitin e trete te shkolles, kur iu akordua e drejta e studimeve ne shkollat sovjetike te aviacionit, ku pergatiteshin pilote.
Ne vjeshten e pare te vitit 1955, me nje aeroplan te prodhimit sovjetik te tipit Il-14, me ekipazh sovjetik, 18 djem te rinj, nga efektivat e Shkolles se Bashkuar te oficereve dhe te tjere, te ardhur nga shkolla te ndryshme te vendit, u nisen, nga Aerodromi i Tiranes, ne itinerarin: Tirane- Budapest- Moske. Ne grupin e kandidateve per t’u bere pilote ishin: Nehar Jazexhiu; Kostandin Sadikaj; Mustafa Çici; Naun Todo; Abdi Gjonmemaj; Dalip Shabanaj; Kadri Guri; Pali Proletari; Rexhep Zenelaj; Fejzi Alemi ( Rrokaj) dhe Fuat Sula. Me vone, me grupin u bashkua dhe Kapo Selmanaj. Nga metropolis rus, me tren, djemte shkuan ne Borisoglebsk. Ne stacionin e trenit i priste kujdestari i skuadriles, i cili, me nje autobus ushtarak, i shoqeroi ne shkollen ku do te jetonin e do te mesonin fluturimin. Pas disa procedurave te domosdoshme, ata u sistemuan ne fjatina, ne mense e ne kabinetet mesimore. Kushtet ne shkolle ishin mjaft cilesore dhe trajtimi qe u bene taneve vendasit ishte miqesor. Pedagoget sovjetike te lendeve teorike: Majori- Tollpov, i cili drejtonte Teorine e Fluturimeve; nenkolonel- Komskij, i cili u mesonte Konstruksionin e motorrit; nenkolonel- Konov, qe drejtonte konstruksionin e aviaonit etj. ishin shkencetare te vertete. Instruktor te teknikes se pilotimit, ne aeroplanin Jak-18, Nehari kishte- Kapitenin- Villomov.
Vitin e pare bene pergastitje teorike; nuk fluturuan. Lendet qe i pelqenin me teper Neharit ishin: Teoria e Fluturimeve; Aeronavigimi; Historia e Artit Ushtarak; Konstruksioni i Aeroplanit; Konstruksioni i Motorrit, etj. Pergatitja teorike dhe mesimi i Gjuhes Ruse, vijuan deri ne muajin prill te vitit 1957, kur nisen, per here te pare stervitjen ajrore. Fillimisht fluturimet nisen me aeroplanin e lehte mesimor me helike te tipit Jak-18, te thjeshte; me rrote ne bisht. Ne muajin gusht te atij viti, Nehari, perfundoi programin e fluturimeve me kete tip dhe kapi tregues shume te larte, si ne teori dhe ne praktiken fluturuese. Ne muajin prill te vitit 1958, Nehari dhe shoket e tij te grupit te kursanteve per pilote, nisi fluturimet ne aeroplanin reaktiv gjuajtes-bombardues Mig-15; te varjantit mesimor ( me dy vende ) dhe luftarake ( me nje pilot). Deri ne muajin shtator te vitit 1958, Nehari kishte realizuar programin vjetor te fluturimeve, 60 ore, ne aviaonin Mig-15, me tregues mjaft te mire.
Viti 1959, per Nehar Jazexhine ishte vit kthese, ne synimet e tij per t’u bere pilot gjuajtes-bombardues. Ai nuk fluturoi ne aeroplanet Mig-15, gjate ketij viti. Nje komision ushtarako-mjekesor i shkolles, gjate keqyrjeve periodike, diktoi tek Nehari, nje zhurme ne zemer, dhe vendosi ta largoje ate nga fluturimi, si i paafte per shkaqe shendetesore. Me qellim qe te percaktohej me saktesi , diagnoza, komanda e shkolles e dergoi Neharin ne Spitalin Ushtarak te aviacionit, ne Voronezh ( ne spitalin e qarkut). Ne perfundim te analizave dhe te keqyrjeve mjekesore, komisioni i ketij spitali e deklaroi Neharin te afte per te fluturuar ne avionet reaktive, nderkohe qe shoket e tij te grupit kishin perparuar mjaft ne peogram e Ai po perballej me sorollatje, nga njeri spital, ne tjetrin. Komanda e shkolles, e dergoi Neharin ne Spitalin Qendror te Aviacionit, ne Moske ku do te percaktohej, perfundimisht, aftesia apo paaftesia e tij per te fluturuar. Qendroi i shtruar ne kete spital Nehari, plot tri jave, derisa erdhi profesori kompetent. Ne konkluzionet perfundimtare, Nehari u deklarua i afte per te fluturuar ne te gjithe tipat e aviaoneve, por, “per te qene brenda”, meqenese Nehari ishte i huaj; u vndos qe ai te fluturonte ne aeroplanet e transportit. Me ndermjetesine e Atasheut tone Ushtarak ne Moske, general Halim Ramohito, Nehari u caktua te pergatitej si instructor, ne avianet me helike, me perspektive qe ne vendin tone te celej shkolla e aviacionit.
Sipas nje programimi ajror te posacem, Nehar Jazexhiu, ne Shkollen e Borisoglebskit, nisi praktikimin per te fluturuar nga kabina e dyte, ne rolin e instruktorit. Fluturoi rreth 60 ore, nga kabina e dyte, ne aeroplanin Jak -18 dhe u diplomua instruktor i teknikes se pilotimit. Pas provimeve teorike, Nehari iu nenshtrua dhe provimit ne fluturim, me Komandantin e Shkolles se Aviacionit “ Valerij Ckallov”, i cili mbante graden e gjeneralit. Ai e vleresoi Neharin: “shkelqyeshem”. Nehari eshte i vetmi pilot nga Shqiperia, i cili eshte pergatitur dhe eshte diplomuar, per te fluturuar ne rolin e instruktorit ne shkollen sovjetike te aviacionit. Shoket e grupit te tij, gjate vitit 1959, kur Nehari pergatitej si instructor, ne Jak-18, fluturuan ne avionin reaktiv Mig-15. Ai dhe shoket e tij te grupit qe fluturuan ne avionet gjuajtes-bombardues Mig-15, e perfunduan programin e pergatitjes ajrore, njekohesisht dhe u diplomuan e u titulluan oficere, ne te njejten kohe.
Ne vjeshten e vitit 1959, grupi ku bente pjese Nehari, u kthye ne Durres, me anijen sovjetike “Transilvania”. Ata, te sapodiplomuar pilote, u paraqiten ne Ministrine e Mbrojtjes Popullore, ku u emeruan ne detyre. Nehar Jazexhiu, i cili kishte arritur tregues mjaft te larte e ishte me graden e togerit u caktua instructor, ne shkollen e aviacionit qe ishte projektuar te hapej.
Ne vitin 1960, Nehari dhe koleget e tij, nisen punen si instruktore te teknikes se pilotimit. Ne skuadrilen shkolle, e cila u formua brenda Regjimentit “ Peza” te qytetit “Stalin”, ne perberje te grupit te instruktoreve: Thanas Gjiknuri, pilot i klasit te pare (komandant i shkolles); zevendes i tij ishte devolliu nga Progri, Irakli Grazhdani dhe kolege te Neharit ishin pilotet: Flamur Mickaj; Refit Jazoj; Naun Todo; Admir Fllaga; Petrit Majlindi dhe Hektor Lako. Kursantet e pare, ne grupin fluturues qe voziti Nehari, ishin: Bahri Meshau (Permeti); Surri Barbullushi dhe Vaso Kico Pesha. Deri ne pranveren e vitit 1966 ( kohe kur u hoqen gradat), Nehar Jazexhiu sherbeu ne detyren e instruktorit te fluturimit, me graden e kapitenit te pare.
Disa nga piloted qe mesoi Nehari, kur ata ndiqnin programin e fluturimeve ajrore ne Shkollen e Aviacionit, u avancuan ne detyre dhe u perfeksionuan per te fluturuar ne aeroplane te “sofistikuar” te tipave dhe te destinacioneve te ndryshem. Nga me te suksesshmit student qe kaluan nga “shtrunga” e Neharit, mund te permendim: Klement Aliko; Bilal Sina; Koco Biku; E’them Alia; Perparim Mehmeti etj.
Gjate punes shumevjecare, ne Shkollen e Aviacionit Shqiptar, ne Qytetin “ Stalin” e nga formimi i saj, ne Vlore, Nehari ka kryer detyra te ndryshme si: instruktor i teknikes se pilotimit; komandant katershe; komandant skuadrile; Sekretar i Komitetit te Partise te shkolle se aviacionit dhe, nga viti 1974 – Shef katedre, ne degen mesimore te Shkolles. Aktualisht, Nehari gezon pension te plote si pilot. Duhet theksuar fakti se Nehar Jazexhiu, ne cdo detyre qe kreu, fluturimeve nuk iu nda.
Hap i rendesishem ne jeten e “ heroit“ tone, ishte lidhja me martese, me 19 gusht te vitit 1962, me zonjen Lumturi Kushe, nga fshati Mborje i rrethit te Korces, e cila, ne ate kohe e derisa doli ne pension, ka kryer detyren e mesueses te perkushtuar; sot, e nderuar si pensioniste. Martesa mes Neharit dhe Lumturise, u konkretizua me dasma madheshtore, si ne familjen e Lumturise, ne Mborje dhe ne ate te Neharit. Nusja, sipas tradites u vesh me petka te bardha, por pas marteses, muaj mjalti nuk pati; te dy i thirri detyra. Nga lidhja e Neharit me Lumturine, u linden dy vajza; njera me e mire se tjetra: Dhurata Jazexhiu, e datelindjes 11 Janar 1965 dhe Vilma Jazexhiu, ardhur ne jete me 23 shkurt te vitit 1970. Familja Jazexhiu eshte e njohur dhe e nderuar ne mjedisin ku banon, ne Vlore; e dalluar per sjellje te qyteteruar e te kulturuar, si shembull i mire, per ata qe ka perqark. Nehari eshte bere 4 here gjysh dhe i gezohet cerdhes qe ka veselitur, se bashku me zonjen Lumturi.
Si ne rinine e tij dhe tani qe percjell vitet e pleqerise, Nehari, ne komunitetin e aviatoreve dhe ne teresi ne shoqeri , eshte i nderuar e i respektuar. Ai mban lidhje te ngushta me koleget: Kostandin Sadikaj; Agim Balili; Viktor Backa; Guri Merkaj; Lutfi Mishkeri; Bahri Meshau ( Permeti) e me te tjere, ne qytetin ku banon dhe me te tjere si: Kapo Selmanaj; Mustafa Çici; Drini Shtylla; Niazi Nelaj etj. ne Tirane, me te cilet komunikon here pas here nepermjet telefonit. Gezim te madh perjeton ai burre, kur mblidhet me koleget, miqte e shoket e tij te shumte, te lashte e te rinj, ne raste festash, sic jane ato te aviacionit dhe ne dasma e ne gosti familjare. Te tilla veprimtari, te cilat Nehar Jazexhiut i pelqejne mjaft, e rinojne e perterijne e i shtojne jeten “ heroit” te ketij rrefimi. Me qellim qe te kompletohet opinion per Nehar Ali Jazexhine, kete pilot qe u shkri per ti dhene Atdheut pilote te denje, me poshte po ju paraqes disa opinione te kolegeve te tij, te formuar hap pas hapi, gjate njohjes ne pune te perbashket dhe ne vitet e shkollimit te tyre:
• Kostandin Sadikaj, shok i Neharit, nga viti 1955, kur se bashku shkuan per te mesuar lundrimin ajror, ne shkollen famemadhe te Borisoglebskit dhe kur ishin ne detyren e instruktorit te teknikes se pilotimit, ne shkollen shqiptare te aviacionit, ne Vlore. Te dy, kane qene e jane shoke te pandare, te lidhur ngushte ne nje shoqeri te paster e te cilter, si ne vitet e rinise dhe tani qe gezojne moshen e Kostandini, i cili e njeh Neharin, “me dhembe e me dhemballe”, opinionin per shokun jetegjate e shprehu me pak fjale por te kuptimta: “… Nehari eshte nga shoket e mi me te mire dhe me jetegjate, si ne shkolle dhe ne jete. Ai eshte me karakter te forte e te paster dhe besnik. Shoqeria ime me te ka qene e qendrueshme dhe ne rritje…”.
• Naun Todo, njeri nga instruktoret e teknikes se pilotimit, i cili “ u shkri”, si dhe Nehari, per t’u mesuar si te fluturojne, shumices te piloteve te flotes ajrore shqiptare, kur artikulon disi me veshtiresi , per shkak te moshes dhe disa vecorive fizike, opinionin per shokun e tij te shkolles e te punes, sikur ia nxjerr fjalet “ me grep ”, sjell keta kujtime: “… Neharin e kam njohur qysh ne vitin Te dy, ishim kursante ne Shkollen e Bashkuar te Oficereve “ Enver Hoxha ”, ne Tirane. Ai ne degen e xhenjos, e une, ne ate te kembesorise. Nuk kishim lidhje mesimore por mjediset e perbashket per jetese dhe veprimtarite e njejta , na afruan e na bene te mundur njohjen me njeri-tjetrin. Shok te afert Neharin e bera kur shkuam ne Shkollen Sovjetike te Aviacionit, ne Borisoglebsk, ku mesuam shkencen e aeronautikes.
Ne Bashkimin Sovjetik, shkuam ne vjeshten e vitit 1955. Ne grup ishim 18 vete. Para nisjes, iu nenshtruam nje komisioni ushtarako- mjekesor, ne Spitalin e Pergjithshem Ushtarak, ne Tirane. Nehar Jazexhiu; Kostandin Sadikaj; Mustafa Çici; Naun Todo; Kapo Selmanaj; Dalip Shabanaj; etj. u deklaruan te afte nga ana shendetesore per t’u bere pilote.
Ne nje mengjes shtatori te vitit 1955, me nje aeroplan sovjetik te tipit Il-14, u nisem nga aerodrome i Laprakes ( Tirane) dhe, pas nje qendrimi te shkurter ne Budape