Në një ceremoni të bukur të mbajtur në sheshin e Prishtinës, u bë mbyllja solemne e Kupës së Kombit. Atmosfera ishte e jashtëzakonshme, e mbushur me sportivitet, emocion dhe duartrokitje për garuesit që dhanë më të mirën e tyre gjatë gjithë garës. Në skenën qendrore u shpërndanë medaljet dhe çmimet për pilotët më të mirë, duke vlerësuar saktësinë, mjeshtërinë dhe përkushtimin e tyre.
Ceremonia u shndërrua në një moment krenarie për të gjithë pilotët që për dy ditë me radhë sfiduan erën, terrenin dhe veten. Sheshi i Prishtinës u mbush me flamuj, uniforma, sportdashës dhe qytetarë që erdhën për t’i përgëzuar më të mirët e paragllajdizmit. Momenti i shpalljes së fituesve ishte kulmi i emocionit, ku secili medalist u prit me duartrokitje dhe respekt për angazhimin e tyre të palodhshëm.
Në mes të ceremonisë, të pranishmit u kënaqën edhe me një këngë të bukur të interpretuar nga rapsodi ynë dhe piloti Hetem Matoshi, duke sjellë një atmosferë festive që i dha garës një ngjyrë të veçantë kulture dhe tradite. Performanca e tyre u prit me shumë duartrokitje dhe emocion, duke e bërë këtë ngjarje edhe më të paharrueshme.
Derisa fituesit e vendeve të treta dhe të dyta dolën në skenë një nga një në fund për të fituar kupën i erdhi radha Arbër Shalës.
Falënderim i veçantë shkon për Drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Kushtrim Mushica, i cili me përkushtim dhe mbështetje të vazhdueshme qëndroi pranë nesh gjatë gjithë përgatitjeve dhe zhvillimit të Kupës së Kombit. Kontributi i tij ishte vendimtar për mbarëvajtjen e garës dhe krijimin e kushteve ideale për pilotët.
Si organizator i Kupës së Kombit, shpreh mirënjohjen time më të thellë për të gjithë pjesëmarrësit, gjyqtarët, vullnetarët dhe institucionet mbështetëse. Kupa e Kombit u mbyll me sport, respekt dhe frymë bashkimi. Shihemi në edicionin e ardhshëm – edhe më të fuqishëm dhe më të suksesshëm


