0 0 Read Time:40 Second Në prag të Kupës së Kombit – Prishtina Open 2025 Sonte, nën këto pankarta që përfaqësojnë punën, përkushtimin dhe vizionin tonë, po shënojmë edhe një hap të rëndësishëm drejt garës më të madhe të paragllajdingut në Kosovë: National Cup PGA – Prishtina Open 2025!… Nga data 05–07 dhjetor, Prishtina do të jetë qendra e sportit ajror, ku pilotë nga shumë vende do të sfidojnë veten në disiplinën e precizionit në aterim. Organizuar nga Fly Dardania dhe Federata Aeronautike e Kosovës, kjo garë është më shumë se një aktivitet sportiv — është pasion, bashkim, profesionalizëm dhe një premtim që qielli ynë do të flasë me fluturime të sigurta e të bukura. Falë të gjithë atyre që kontribuojnë, mbështesin dhe besojnë në sportin e paragllajdingut.Le të jetë kjo garë një histori tjetër suksesi për klubin tonë! Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn About Post Author Fly Dardania kosovaparagliding@gmail.com https://flydardania.com Happy 0 0 % Sad 0 0 % Excited 0 0 % Sleepy 0 0 % Angry 0 0 % Surprise 0 0 % Post navigation Kupa e Kombit Prishtinë – 5-7 dhjetor! Përfundon “Kupa e Kombit”