0 0 Read Time:1 Minute, 18 Second Kupa e Kombit & “Prishtina e Hapur” – Spektakli më i madh ajror i fundvitit në kryeqytet! Në fillim të dhjetorit, qielli i Prishtinës do të marrë ngjyrat e pasionit, guximit dhe sportit! Gara e madhe “Kupa e Kombit” vjen këtë herë në Prishtinë, si etapa e fundit e Kampionatit Kombëtar Shqiptar në fluturime të lira – një ngjarje që pritet me shumë emocion nga pilotët dhe dashamirët e këtij sporti në të dy anët e kufirit. Me rastin e festave të nëntorit dhe fundvitit, dy federatat shqiptare – ajo e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë – bashkojnë forcat për të ndarë Kupën e Kombit, simbol i unitetit dhe bashkëpunimit sportiv mes shqiptarëve kudo që janë. Organizimin e këtij spektakli ajror e bën me shumë përkushtim Klubi i Aeronautikës “Fly Dardania” nga Prishtina, në bashkëpunim me Drejtorinë për Sport të Komunës së Prishtinës dhe Federatën Aeronautike të Kosovës. Gara është e hapur, dhe pritet të marrin pjesë pilotë nga vende të ndryshme të rajonit, të cilët do të garojnë për nderin, flamurin dhe emocionin e fluturimit të lirë. Një fundjavë plot adrenalinë, pamje spektakolare dhe fluturime të paharrueshme do të mbushë qiellin e kryeqytetit! Ky organizim madhështor realizohet falë mbështetjes së sponsorit gjeneral “Smart Signal Signs”, i cili po qëndron pranë sportit ajror dhe zhvillimit të tij në Kosovë. Në fund të garës, do të kemi mbylljen zyrtare të kampionatit, me shumë surpriza, çmime dhe momente festive që do ta bëjnë këtë edicion të paharrueshëm! Mos e humb këtë ngjarje unike! Prishtinë – në fillim të dhjetorit Fluturo lart, përjetoni magjinë e qiellit me Fly Dardania! Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn About Post Author Fly Dardania kosovaparagliding@gmail.com https://flydardania.com Happy 0 0 % Sad 0 0 % Excited 0 0 % Sleepy 0 0 % Angry 0 0 % Surprise 0 0 % Post navigation Elite Cleaning ndihmon Fly Dardaninë Kupa e Kombit Prishtinë – 5-7 dhjetor!