Platforma e lajmeve e industrisë së mbrojtjes me seli në Mbretërinë e Bashkuar “Drone Wars” publikoi një analizë në lidhje me suksesin e Turqisë në sektorin e mjeteve ajrore pa pilot (dronë).
Platforma e lajmeve e industrisë së mbrojtjes me seli në Mbretërinë e Bashkuar “Drone Wars” publikoi një analizë në lidhje me suksesin e Turqisë në sektorin e mjeteve ajrore pa pilot (dronë). Në analizë, u tha se “Turqia tani është në rrugën e saj për t’u bërë një lider në tregun e dronëve”.
Në analizë thuhet se: “Dronët e prodhuar nga Turqia kanë provuar veten në terren” dhe se “Turqia është tani në rrugën e saj për t’u bërë një lider në tregun e dronëve”.
Analiza gjithashtu bëri të ditur se Turqia ka thyer monopolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Izraelit në sektorin e dronëve.
Droni i armatosur “Bayraktar TB2” u tregua si shembull, ndërsa u theksua suksesi i jashtëzakonshëm i tyre në Libi, Siri dhe Karabakun Malor.
Bëhet e ditur se suksesi i Turqisë gjithashtu ka tërhequr vëmendjen e Mbretërisë së Bashkuar.
Ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace përmendi dronët Bayraktar TB2 si shembuj në raportin e tij.
“Ndërsa Turqia është në rrugën e saj për t’u bërë një superfuqi në fushën e dronëve, evropianët duhet të kenë turp të jenë në gjumë”, shkruhet në analizën e “Drone Wars”.(TRT SHQIP)