SHBA – Për herë të parë një helikopter “Black Hawk” fluturon pa pilot

0 0
Read Time:1 Minute, 25 Second

Si pjesë e një përpjekjeje të përbashkët midis Agjencisë Kërkimore të Projekteve të Avancuara të Mbrojtjes (DARPA) të Departamentit të Mbrojtjes dhe kompanisë “Skorsky”, një helikopter tip “Skorsky UH-60 Alpha Black Hawk” fluturoi pa pilot.

09.02.2022 ~ 03.04.2022

SHBA – Për herë të parë një helikopter “Black Hawk” fluturon pa pilot

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për herë të parë fluturuan një helikopter tip “Black Hawk” pa pilot.

Si pjesë e një përpjekjeje të përbashkët midis Agjencisë Kërkimore të Projekteve të Avancuara të Mbrojtjes (DARPA) të Departamentit të Mbrojtjes dhe kompanisë “Skorsky”, një helikopter tip “Skorsky UH-60 Alpha Black Hawk” fluturoi pa pilot për herë të parë.

Helikopteri “UH-60 Alpha Black Hawk” fluturoi dy herë pa pilot më 5 dhe 7 shkurt, tha drejtori i kompanisë “Skorsky Inovation” Igor Cherepinsky në një konferencë virtuale për shtyp.

“Gjatë testeve të mëparshme në helikopter ndodhej një pilot për çdo rast”, tha Cherepinsky.

“Ka një çelës në helikopter të quajtur 210 Switch. Këtu futet numri i njerëzve në helikopter. Ne hymë atje me zero njerëz. Helikopteri fluturoi pa pilot mbi Fort Campbell në Kentaki për 30 minuta”, tha ai, ndërsa shtoi se fluturimi i dytë ishte më i shkurtër.

Cherepinsky bëri të ditur gjithashtu se helikopteri bëri vetë kontrollet para dhe gjatë ngritjes dhe me anë të një simulimi u bë që helikopterit t’i duket sikur është duke fluturuar midis rrokaqiejve në qytetin e Nju-Jorkut për t’iu përgjigjur trafikut të rëndë ajror dhe situatave në zona komplekse.

Cherepinsky tha se helikopteri u ul pasi fluturoi i sigurt mes rrokaqiejve në Manhattan.

DARPA dhe Skorsky pritet të përfundojnë projektin deri në fund të vitit, duke shpenzuar 160 milionë dollarë.(trt)

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »