0 0 Read Time:1 Minute, 11 Second Menjëherë pas fillimit të garimit, qielli i Beratit është mbushur me parashuta të shumta,duke krijuar një atmosferë ndryshe në qytet. Nisja e garës ishte në lartësinë e Malit Partizan dhe pas përfundimit të itinerarit të parashikuar parashutistët u ulën në brigjet e lumit Osum. Drejtori i Eventeve dhe garave në Federatën e Aeronautikës së Shqipërisë, Alket Islami,e ka cilësuar eventin “Berati Open Air” event të rëndësishëm që organizohet për herë të parë në këtë qytet, event që-sipas Islamit-do të organizohet çdo vit në muajin Mars në këtë qytet. “Jemi shumë të kënaqur nga mikpritja dhe organizmi që ka bërë pushteti vendor për këtë event të rëndësishëm botëror. Qëllimi i organizimit të këtë eventi gjatë kësaj fundajës është ta kthejmë ditën e verës në një festë të madhe të fluturimit. Teknikisht është një garë shumë e vështirë sepse kemi një lum në mes siç është Osumi,i cili është shumë afër vendit të uljes së parashutave dhe kjo shkakton turbolenca e rryma të forta,duke e bërë të vështirë për pilotët marrjen e pikës maksimale që është pika zero.” Në përfundim të këtij kampionati, fituesi i vendit të parë do të marrë një shpërblim prej 1 mijë Eurosh, çmim ky që jepet për të nxitur dhe motivuar ardhjen e sa më shumë pjesëmarrësve të huaj në këtë event, me qëllim promovimin e vlerave historike e kulturore të qytetit të Beratit, pjesë e UNESCO-s. Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn About Post Author Fly Dardania kosovaparagliding@gmail.com https://flydardania.com Happy 0 0 % Sad 0 0 % Excited 0 0 % Sleepy 0 0 % Angry 0 0 % Surprise 0 0 % Post navigation Nëshkruhet kampionati i dhjetë kombëtarë! Kampionati kombëtarë-fituesit ndër vite!