0 0 Read Time:42 Second Organizata Evropiane për Sigurinë e Lundrimit Ajror (EUROCONTROL) publikoi raportin e trafikut ajror për javën 4-11 prill 2021. Sipas raportit të EUROCONTROL kompania “Turkish Airlines” ka lënë pas të gjithë rivalët e saj evropianë duke bërë mesatarisht 779 fluturime në ditë. THY-ja pasohet në vend të dytë nga kompania “Lufthansa” me 384 fluturime mesatare në ditë. Në vend të tretë të listës qëndron “Air France” me 374 fluturime mesatare ditore, në vendin e katërt ndodhet “RynAir” me 333 fluturime, në vend të 5-të renditet një kompani tjetër turke “Pegasus” me 299 fluturime, kurse në vend të 6-të është shoqëria ajrore “KLM Rolay Airline” me mesatarisht 289 fluturime në ditë. Gjithnjë sipas raportit të EUROCONTROL mesatarja evropiane e numrit të fluturimeve është 35,7% në raport me të dhënat e periudhës para pandemisë (2019).(TRT) Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn About Post Author Fly Dardania kosovaparagliding@gmail.com https://flydardania.com Happy 0 0 % Sad 0 0 % Excited 0 0 % Sleepy 0 0 % Angry 0 0 % Surprise 0 0 % Post navigation Forcat Ajrore Shqiptare Interes rekord për Festivalin e Aviacionit, Hapësirës dhe Teknologjisë, TEKNOFEST