Në garat që do të zhvillohet në kuadër të Festivalit të Aviacionit, Hapësirës dhe Teknologjisë (TEKNOFEST) pati rreth 40 mijë aplikime.
Selçuk Bayraktar, president i Bordit të Trustit të Fondacionit të Skuadrës Teknologjike të Turqisë T3 dhe drejtor teknik i kompanisë “Baykar” bëri një postim në llogarinë e tij në “Twitter” në lidhje me “TEKNOFEST 2021”.
“Teknofest 2021 sapo theu një rekord tjetër botëror. Rekordi botëror që theu Teknofest është dyfish në krahasim me vitin 2020. Gati 40 mijë skuadra aplikuan në garat tona. Platforma më e madhe në botë e garës së teknologjisë së lartë #Teknofest #MilliTechnologji”, shkroi ai në mesazh.
Aplikimet për Teknofest përfunduan dje. Në postimin e bërë në llogarinë “Twitter” në lidhje me evenimentin bëhet e ditur se 16 mijë e 34 ekipe kanë aplikuar në Teknofest 2020 dhe 39 mijë e 684 ekipe kanë aplikuar në Teknofest 2021.
Festivali i Aviacionit, Hapësirës dhe Teknologjisë zhvillohet nën kujdesin e Fondacionit të Ekipit të Teknologjisë së Turqisë dhe Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë do të zhvillohet më 21-26 shtator në Stamboll së bashku me kompanitë pararojë të teknologjisë në Turqi, dhe 71 institucione ndër të cilat edhe ato shtetërore, mediatike dhe universitare.(TRT SHQIP)