0 0 Read Time:56 Second Një avion ushtarak amerikan që ishte marrë nga era e fortë dhe hedhur në det nga aeroplanmbajtësja gjatë një stuhie, është rekuperuar, njoftonte sot marina e SHBA. https://006760c67e81d219b828e7b00932db4d.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html Gjuatësi i tipit F-18E Super Hornet me vlere rreth 65 milione dollare, kishte rënë nga kuverta e aeroplanmbajtëses USS Harry S. Truman “pas një moti të keq të papritur” më 8 korrik. Marina e SHBA tha se kishte arritur të nxirrte avionin nga deti Mesdhe, teksa pamjet e marra në ishullin italian të Siçilisë e tregonin atë të mbëshjellë me veshje mbrojtëse, të vendosur në transportusen ushtarake USNS Mendonca. Zyrtarët thanë se gjuajtësi ishte gjetur në një thellësi prej 3,500 metra nga grupet e kërkimit nënujor. Avioni i rekuperuar një javë më parë tashmë është vendosur në një bazë ushtarake dhe do të transportohet drejt SHBA. Komandanti Miguel Lewis, tha: “Grupe e specialistëve SUPSALV realizuan operacionin e sigurt të rekuperimit brenda 27 ditëve nga incidenti”. “I gjithë oepracioni nuk zgjati më shumë se 24 orë, që tregon përkushtimin dhe aftësitë e grupit”. Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn About Post Author Fly Dardania kosovaparagliding@gmail.com https://flydardania.com Happy 0 0 % Sad 0 0 % Excited 0 0 % Sleepy 0 0 % Angry 0 0 % Surprise 0 0 % Post navigation Prezantohet pamja e parë e avionit turk pa pilot “Bayraktar Kızılelma” Flota ajrore kundër zjarrëve e BE-së, kompletohet në 2029