0 0 Read Time:1 Minute, 5 Second Dita ditës po rritet interesimi për paragllajdizmin në Kosovë,veçmas pë gjininë femrore, por ka interesim edhe nga diaspora. Klubi i Aeronautikës “Fly Dardania| është shumë aktivë, duke mbajtur disa aktivitete,trajnime ,ushtrime, kurse numri i pjesëmarrësve sa vjen e shtohet. – Ndërsa klubi ynë rritet çdo ditë e më shumë, sigurisht që ne duhet të mendojmë për të ardhmen tonë, si dhe të ardhmen e vetë sportit në klubin Prishtinas. Prandaj, vendosëm për një lëvizje tjetër të guximshme, pikërisht atë në sezonin garues 2023. këtë vit kemi një ekip edhe në garën e precizionit ku pritet që paragllajdistet nga Prishtina të shkëlqejnë! Situata aktuale është e tillë që çdo ditë e më shumë marrim mbështetës të klubit si nga vendi ynë ashtu edhe jashtë kufijve të tij. Masovizimin e këtij sporti do te ndikon në ngritjen e vetëdijes së rinis për natyrën, vendin, eksplorimin e vendeve deri tani të panjohura për masën, përcjelljen e imazheve të vendeve të eksploruara nga lartësia tek të tjerët me ndihmën e video incizimeve gjatë fluturimit si dhe përfaqësimit të denjë të shtetit të Kosovës në garat kombëtare dhe ndërkombëtare Mosha e duhur për të nisur praktikimin e këtij sporti është ajo 16-vjeçare,pastaj instruktori tregon edhe për hapat që duhet të kalojnë lojtarët para rekrutimit të tyre në klubë. Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn About Post Author Fly Dardania kosovaparagliding@gmail.com https://flydardania.com Happy 0 0 % Sad 0 0 % Excited 0 0 % Sleepy 0 0 % Angry 0 0 % Surprise 0 0 % Post navigation Niko Hoxha, “Babai” i Aviacionit Shqiptar”. Drejtoria e sportit në Prishtinë për klubin Fly Dardania Prishtinë!