– Fly Dardania si pjesë e Komunës të Prishtinës, është një nga klubet e pakta në rajon që nuk ka TEREN personalë të fluturimit, I cilI është I nevojshëm për të tërhequr rininë dhe ata të rajonit për futurime afër Prishtinës.
Sipas instruktorëve dhe pilotëve tanë kemi hasur në një teren përball pendës të liqenit të Badovcit nga pjesa lindore e Prishtinës teren I cili kërkon pakëz pëkujdesje për pjesën e aterimit,I cili mund të shërbejë pë gara të cakut dhe ushtrime për pilotët e rinjë.
Paragllajdizmi, si sporti individual më popullor në botë, është rikthyer në familjen e madhe të Aeronautikës . Këto janë faktet që na detyruan të bëjmë gjithçka që Fly Dardania ta këtë sa më shpejt të jetë me terenë personale të fluturimit.
Fly Dardania me aktivitetet e deritanishme ka treguar se ka potencial të madh, duke pasur parasysh vendndodhjen jo të shkëlqyer pa ndonjë kodër afër Prishtinës . Kemi përfunduar projektin për qeljen e një pike fluturimi , është hartuar plani rregullues i detajuar dhe janë duke u zhvilluar aktivitetet për përgatitjen e fushës – për aterim (prerjen e disa shkurreve të vogla dhe rrafshitjen e pjesëshme) në mënyrëqë vitin e ardhëshëm të jem nikoqir I ndonjë eventi të madh kombëtarë dhe ndërkombtarë..! Këto ditë do të bëjmë një kërkesë të tillë ,organeve komunale,Federatës Aeronautike dhe Aviacionit civil per lejimin e shfrytëzimit të kodrës përball Liqenit.