FLY DARDANIA – ATY KU TOKA TAKOHET ME QIELLIN
Ka njerëz që e shikojnë qiellin, por ka edhe të atillë që ëndërrojnë të bëhen pjesë e tij.
Aeroklubi Fly Dardania nuk është vetëm një klub fluturimi. Është një familje njerëzish që i bashkon dashuria për lartësitë, natyrën, lirinë dhe aventurën.
Me vite të tëra pune, përkushtimi dhe sakrifice, kemi ndërtuar një rrugëtim të mbushur me kujtime, miqësi, gara ndërkombëtare dhe fluturime të paharrueshme.
Kemi shkolluar gjenerata të reja pilotësh, u kemi mundësuar shumë njerëzve ta përjetojnë emocionin e fluturimit dhe kemi përfaqësuar Kosovën me krenari përtej kufijve të saj.
Sot vazhdojmë me të njëjtin pasion, duke sjellë mundësi të reja, teknologji moderne dhe simulatorin virtual të fluturimit, gjithmonë me sigurinë si parimin tonë kryesor.
Për ne, fluturimi nuk është vetëm sport. Është mënyrë jetese, është ndjenjë që nuk përshkruhet me fjalë, por përjetohet atje lart, mes tokës dhe qiellit.
Jemi krenarë për rrugën që kemi bërë dhe plot vullnet për rrugën që na pret