Skip to content
-
✈ Fly with Fly Dardania and experience Kosovo from the sky. Book now: 049 856 598
Fly Dardania Fly Dardania Fly Dardania

Kosovo paragliding!

Fly Dardania Fly Dardania Fly Dardania

Kosovo paragliding!

  • Home
  • Moti në Kosovë!
  • Who are we!
  • Video!
  • Photo gallery!
  • Flight cancellations!
  • Contacts!
  • Home
  • Moti në Kosovë!
  • Who are we!
  • Video!
  • Photo gallery!
  • Flight cancellations!
  • Contacts!
Close

Search

Book the flight

NJË KOMB, DY SHTETE, NJË KAMPIONAT!

November 4, 2026 2 Min Read

2011–2026 | 15 vjet histori të Kampionatit Mbarëkombëtar të Fluturimeve të Lira, Shqipëri–Kosovë

Në vitin 2011 u hodhën themelet e një historie të veçantë në sportin shqiptar. Përmes nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e Kampionatit të Parë Mbarëkombëtar të Fluturimeve të Lira, Shqipëri–Kosovë, u krijua një bashkëpunim që do t’i mbijetonte kohës dhe do të shndërrohej në një traditë të qëndrueshme sportive.

Në atë kohë, kur bashkëpunimet e organizuara sportive ndërmjet dy shteteve ende përballeshin me shumë pengesa, ne morëm guximin të ndërmerrnim një nismë që shkonte përtej një aktiviteti të zakonshëm.

Nuk ishte thjesht një marrëveshje ndërmjet dy federatave. Ishte një vizion për të bashkuar pilotët shqiptarë në një kampionat të përbashkët, me gara, rregulla, pikëzim dhe tituj kampionësh.

Si njëri ndër aktorët kryesorë të këtij nënshkrimi historik, sot ndiej krenari të veçantë kur shoh se ajo që filluam në vitin 2011 vazhdon të jetojë edhe në vitin 2026.

Gjatë këtyre pesëmbëdhjetë viteve, kampionati ka kaluar nëpër shumë sfida, por nuk është ndërprerë si traditë. Ai është zhvilluar, është zgjeruar dhe ka krijuar mundësi të reja për pilotët e Kosovës dhe Shqipërisë.

Në këtë rrugëtim kanë kontribuuar shumë njerëz: drejtues federatash, organizatorë, pilotë, instruktorë, gjyqtarë dhe klube sportive. Secili ka lënë gjurmën e vet në këtë histori.

Sot, pas pesëmbëdhjetë vitesh, mund të themi me krenari se ai nënshkrim nuk mbeti vetëm në letër.

Ai u shndërrua në një traditë që bashkon dy shtete, një komb dhe shumë gjenerata pilotësh.

Kufijtë politikë nuk e ndalën bashkëpunimin tonë. Përkundrazi, qielli u bë hapësira ku u ndërtua një histori e përbashkët sportive.

Dhe kjo histori vazhdon!

Një komb, dy shtete, një kampionat!

Fadil Gërguri

Njëri ndër nënshkruesit e marrëveshjes historike të vitit 2011 dhe ish-kryetar i Federatës Aeronautike të Kosovës.

Author

Fly Dardania

Fly Dardania u themelua nga një grup shokësh dhe entuziastësh të fluturimit, me synimin për zhvillimin dhe promovimin e sporteve aeronautike në Kosovë. Klubi merret me trajnimin e pilotëve, fluturimet me paragllajd, fluturimet tandem dhe pjesëmarrjen në gara vendore e ndërkombëtare. Përvoja, siguria dhe dashuria për fluturimin janë në zemër të çdo aktiviteti tonë. **Kush fluturon, dashuron.**

Follow Me
Other Articles
Previous

PARAGLAJDINGU – ATY KU NJERIU NUK E PUSHTON QIELLIN, POR MËSON TA KUPTOJË

No Comment! Be the first one.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TANDEM FLIGHTS

Experience the thrill of flying over Kosovo with Fly Dardania pilots. Safe tandem flights and an unforgettable experience.

Book the flight

🌍 AERONAUTIKA BOTËRORE

  • Peter Eriksen zgjidhet President i ri i Federatës Botërore të Sporteve Ajrore – FAI
  • 🪂 Paragllajdistët në garë mbi ishullin Réunion – PrePWC 2026
  • B-2 characteristics!
  • Prodhimi i avionit vendas luftarak, Türkiye kaloi një fazë tjetër.
  • Rëndësia e dronëve turq!

National championship!

From 2011 to the present day, the race, challenge, and successes that have accompanied the development of paragliding in Kosovo.

Tandem flights

Experience the freedom of flight and enjoy Kosovo from a completely different perspective.
He who flies, loves.

Sponsors

https://smartsignalsigns.com/ There are journeys that are not built with passion alone.

Contact

📞 +383 49 856 598
✉️ kosovaparagliding@gmail.com
📍 Pristina, Kosovo

Copyright 2026 — Fly Dardania. All rights reserved.
English
Albanian