Skip to content
-
✈ Fly with Fly Dardania and experience Kosovo from the sky. Book now: 049 856 598
Fly Dardania Fly Dardania Fly Dardania

Kosovo paragliding!

Fly Dardania Fly Dardania Fly Dardania

Kosovo paragliding!

  • Home
  • Weather in Kosovo!
  • Who are we!
  • Video!
  • Photo gallery!
  • Flight cancellations!
  • Contacts!
  • Home
  • Weather in Kosovo!
  • Who are we!
  • Video!
  • Photo gallery!
  • Flight cancellations!
  • Contacts!
Close

Search

Book the flight

Përfundon kampi “Perspektiva e Zogut nga Qielli i pastër i Ballkanit”

September 5, 2022 54 Min Read

Ky kamp i organizuar nga” Sky Raiders” Prilep ,”Fly Dardania “Prishtinë dhe Aeroklub Paraqin nga Paraqini,qëllimi i kampit ishte për të ndarë me ta sprovat e përbashkëta që kalojnë gjatë edukimit dhe shkollimit në seksionin e Velorizmit.

Ditët e kampingut ishin të mbushura me shkëmbime eksperiencash, me miqësi, por edhe me diskutime serioze për ndotjen që vërejmë nga veloret(aeroplanë pa motor)dhe pasojat që ajo lë në botën e gjallë poshtë nesh, si dhe në qiell. Gjithashtu, ata më të guximshmit kishin mundësinë të përjetojnë ndjenjën e një zogu të lirë në fluturim në avionët sportivë

Dhe e gjithë kjo me mbështetjen e madhe të Fondeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët njohën entuziazmin dhe dëshirën tonë për bashkëpunim, fluturime të përbashkëta dhe zhvillim rajonal të këtij sporti.

Kjo është e vështirë të bëhet përmes disa udhëtimeve apo vizitave njëditore, prandaj vendosëm të organizojmë një kamp gjatë të cilit pilotët tanë do të kalojnë kohë së bashku, do të njihen me njëri-tjetrin dhe do të kenë disa aktivitete që do të jenë edhe edukative -fluturuese me velore.

Ideja për fillimin e kampit erdhi krejt spontanisht, si rezultat i nevojës së përbashkët që pilotët Prishtinas të njihen me aeronautikën motorike, të kalojnë kohë cilësore së bashku me aeroplanët sportiv, por edhe të mësojnë sa më shumë për ta gjithashtu dhe fluturime në ajër me pilotë profesionist . Kjo nevojë, ka ekzistuar prej kohësh, sepse me shumë vite punë me paragllajd dhe seksionet tjera të aeronautikës që mungojnë në Kosovë. brenda një kohe të shkurtër ideja e Kampit u realizua në Prilep.

– Krahas idesë fillestare për t’u njohur dhe për të kaluar kohë së bashku, kemi menduar edhe se si të përfshijmë një karakter edukativ në gjithë këtë, e megjithatë të mos i ngarkojmë me mësime dhe detyrime shtesë. Kjo është arsyeja pse ne tri klubet filluam kët kamp, i cili, siç doli, ishte veçanërisht interesante për pilotët ., dhe në këtë mënyrë, me turnetë fluturime me velore , u përpoqëm që pilotët tanë të mësojnë diçka më shumë për aeronautikën. .

– Këta pilotë (Fadili,Gjengizi,Rinori,Hetemi,Shqiponja,Arieta),janë anëtarë aktivë të Klubit Aeronautikë të Fly Dardania gjithashtu në këtë kamp kemi ftuar edhe antarsinë e Ak Ptishtina ku me kët klub bëjmë shumë gjëra së bashku ,ushtrime shkembejmë përvojat e fluturimeve ata u përfaqsuan me pesë pilotë etj.

Tek nè pas një viti janë planifikuar disa projekte të reja, të ngjashme për periudhën e ardhshme.

Kampi trrditore përfundoi me shpërndarjen e letrave falënderuese për të gjithë pjesëmarrësit, shenja të vogla vëmendjeje që bashkë me fotot e peizazheve të fluturimeve dhe njohjen me miq të rinj, pilotët Prishtinas me siguri do t’i mbajnë mend gjatë.

Në Kampin e sivjetmë morën pjesë 45 pilotë ,15 nga Maqedonia pesëmbëdhjetë nga Prishtina Fly Dardania dhe Ak Prishtina dhe dhjetë nga Paraçini .

Author

Fly Dardania

Follow Me
Other Articles
Previous

SHBA nxjerr nga deti gjuajtësin $65mln që ra nga aeroplanmbajtësja gjatë stuhisë (fotot

Next

Flota ajrore kundër zjarrëve e BE-së, kompletohet në 2029

No Comment! Be the first one.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TANDEM FLIGHTS

Experience the thrill of flying over Kosovo with Fly Dardania pilots. Safe tandem flights and an unforgettable experience.

Book the flight

National championship!

From 2011 to the present day, the race, challenge, and successes that have accompanied the development of paragliding in Kosovo.

Tandem flights

Experience the freedom of flight and enjoy Kosovo from a completely different perspective.
He who flies, loves.

Sponsors

https://smartsignalsigns.com/ There are journeys that are not built with passion alone.

Contact

📞 +383 49 856 598
✉️ kosovaparagliding@gmail.com
📍 Pristina, Kosovo

Copyright 2026 — Fly Dardania. All rights reserved.
English
Albanian