Skip to content
-
✈ Fly with Fly Dardania and experience Kosovo from the sky. Book now: 049 856 598
Fly Dardania Fly Dardania Fly Dardania

Kosovo paragliding!

Fly Dardania Fly Dardania Fly Dardania

Kosovo paragliding!

  • Home
  • Weather in Kosovo!
  • Who are we!
  • Video!
  • Photo gallery!
  • Flight cancellations!
  • Contacts!
  • Home
  • Weather in Kosovo!
  • Who are we!
  • Video!
  • Photo gallery!
  • Flight cancellations!
  • Contacts!
Close

Search

Book the flight

FAZ: Dronët luftarakë turq e detyruan ushtrinë gjermane të marrë masa

April 9, 2021 2 Min Read

“Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ), një prej gazetave kryesore të Gjermanisë, shkroi të enjten se lajmi në lidhje me shkatërrimin e më shumë se 190 tankeve dhe mjeteve të blinduara armene nga mjetet ajrore luftarake pa pilot të Turqisë, të përdorura nga Azerbajxhani në Karabakun Malor, shkaktoi tronditje në ushtrinë gjermane.

Artikulli i FAZ thekson se suksesi i dronëve turq në Azerbajxhan e detyroi ushtrinë gjermane të marrë masa, pasi Ministria e Mbrojtjes pohoi që sistemi i mbrojtjes ajrore të ushtrisë gjermane është i pamjaftueshëm për të parandaluar dronët luftarakë të Turqisë.

FAZ tërheq vëmendjen se Ministrja e Mbrojtjes, Annegret Kramp Karrenbauer, përgatiti disa sugjerime për të riprojektuar tërësisht sistemin e mbrojtjes ajrore në mënyrë që të kapërcehet ky problem.

Pasi vë në pah se Gjermania nuk ka bërë asnjë modernizim duke qenë se në vitin 2013 s’kishte nevojë për një sistem të mbrojtjes ajrore, artikulli i së përditshmes me seli në Frankfurt vijon me këto fjalë: “Tani, për shkak të kërcënimit të sulmeve të dronëve, sistemi i mbrojtjes ajrore duhet të ndryshohet urgjentisht. Forcat e armatosura nuk janë në gjendje të përsosur. Por ishte një befasi që u pohua se ushtria gjermane është pothuajse e pambrojtur nga sulmet e dronëve luftarakë.

Kurse në fund të artikullit të FAZ bëhet ky vlerësim: “Gjatë luftimeve, dronët e armatosur të Azerbajxhanit, të prodhuar nga Turqia, shkatërruan mbi 190 tanke dhe mjete të blinduara të Armenisë. Ushtarët armenë u demoralizuan, ngaqë ishin të pambrojtur përballë këtyre sulmeve. Lajmet në lidhje me këtë shkaktuan tronditje në ushtrinë gjermane.”(TRT)

Author

Fly Dardania

Follow Me
Other Articles
Previous

Provoni dhe ju fluturimin dyshe!

Next

Forcat Ajrore Shqiptare

No Comment! Be the first one.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TANDEM FLIGHTS

Experience the thrill of flying over Kosovo with Fly Dardania pilots. Safe tandem flights and an unforgettable experience.

Book the flight

National championship!

From 2011 to the present day, the race, challenge, and successes that have accompanied the development of paragliding in Kosovo.

Tandem flights

Experience the freedom of flight and enjoy Kosovo from a completely different perspective.
He who flies, loves.

Sponsors

https://smartsignalsigns.com/ There are journeys that are not built with passion alone.

Contact

📞 +383 49 856 598
✉️ kosovaparagliding@gmail.com
📍 Pristina, Kosovo

Copyright 2026 — Fly Dardania. All rights reserved.
English
Albanian