0 0 Read Time:1 Minute, 3 Second Siç bën të ditur kompania prodhuese BAYKAR, prototipi i dytë (PT2) i Mjetit Ajror Sulmues pa Pilot (UCAV) Bayraktar AKINCI ka përfunduar me sukses Testin e Verifikimit të Sistemit të Lartësisë së Mesme, realizuar nën udhëheqjen e drejtorit Teknik të BAYKAR, Selçuk Bayaktar, duke fluturuar për 2 orë e 26 minuta në një lartësi prej 20.000 këmbësh (6.096 metra) Ky prototip i dronit luftarak Bayraktar AKINCI, i cili zbriti në pistë pas testeve në qiell, përfundoi me sukses edhe testin e dytë, gjithsej katër së bashku me testet e prototipit të parë. Droni Bayraktar AKINCI realizoi fluturimin e parë me prototipin e parë më datë 6 dhjetor 2019 duke qëndruar në ajër për 16 minuta. Ndërsa më 10 janar 2020 fluturoi 1 orë 6 minuta në kuadër të Testit të Verifikimit të Sistemit. Procesi i integrimit të prototipit të tretë të projektit të Mjetit Ajror Sulmues pa Pilot Bayraktar AKINCI, dorëzimi i parë i të cilit synohet të bëhet deri në fund të këtij viti, po vazhdon në Qendrën BAYKAR të Kërkim-Zhvillimit dhe Prodhimit të Dronëve Luftarakë Kombëtarë në Stamboll. Në fund të procesit të integrimit, edhe prototipi i tretë do të dërgohet në Komandën e Bazës Ajrore të Çorlusë për të kryer testet e fluturimit. Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn About Post Author Fly Dardania kosovaparagliding@gmail.com https://flydardania.com Happy 0 0 % Sad 0 0 % Excited 0 0 % Sleepy 0 0 % Angry 0 0 % Surprise 0 0 % Post navigation FAZ: Dronët luftarakë turq e detyruan ushtrinë gjermane të marrë masa