Droni sulmues Bayraktar AKINCI, i prodhuar me mundësi vendore dhe kombëtare nga kompania turke “Baykar” ka arritur një tjetër sukses.
22.05.2022 ~ 08.06.2022Previous
Droni sulmues Bayraktar AKINCI, i prodhuar me mundësi vendore dhe kombëtare nga kompania turke “Baykar” ka arritur një tjetër sukses.
Dy Bayraktar AKINCI, të cilët do të kryejnë shfaqje fluturimi në “TEKNOFEST Azerbajxhan”, mbërritën në Azerbajxhan pas një fluturimi të gjatë.
Bayraktarët, e ngritur nga nënprefektura Çorlu e rrethit Tekirdag në mëngjesin e 21 majit për të marrë pjesë në festival, vazhdoi fluturimin mbi Gjeorgji pasi kaloi hapësirën ajrore turke. AKINCI, i cili hyri në hapësirën ajrore të Azerbajxhanit pasi kaloi përmes Gjeorgjisë, arriti në Baku për rreth 5 orë. AKINCI i dytë ndoqi të njëjtën rrugë dhe përfundoi me sukses një fluturim prej afërsisht 2 mijë kilometrash.
Bayraktarlt, të cilët përfunduan me sukses fluturimet e tyre, u ulën në Aeroportin Ndërkombëtar të Bakusë, Haydar Aliyev dhe përfunduan udhëtimin historik.
Kështu, dronët e zhvilluar në nivel kombëtar kanë realizuar një fluturim të gjatë dhe të suksesshëm duke përshkuar 3 shtete dhe duke përshkuar afërsisht 2 mijë kilometra.