Aviacioni Ushtarak në Shqipër(historiati)

0 0
Read Time:3 Minute, 13 Second

Përpjekjet për krijimin e Armës së Aviacionit janë të hershme.

Hapi i parë për të krijuar një Aviacion Ushtarak në Shqipëri, u hodh në 1914, kur qeveria shqiptare porositi blerjen e tre avionëve Lohner Daimler nga Austria për të formuar Korpusin Ajror Shqiptar. Si rezultat i Luftës I Botërore, urdhri u anulua dhe gjatë viteve 1920-1930 Shqipëria nuk kishte burimet e nevojshme për të rifilluar zhvillimin e një Force Ajrore. Përpjekjet e para për të blerë aeroplanë dhe për të krijuar një Forcë Ajrore rifilluan përsëri në fundin e viteve ’30, kohë në të cilën kadetë për pilot u dërguan për studime në Austri, Itali dhe Francë.

Aviacioni Luftarak Shqiptar është krijuar pas Luftës II Botërore dhe data zyrtare e krijimit të tij është 24 prilli i vitit 1951. Edhe Vëzhgimi i Hapësirës Ajrore është institucionalizuar pas luftës. Më 14 shkurt të vitit 1947 është krijuar kompania e VAIN-it për vrojtimin e hapësirës ajrore dhe informimin për objektet e zbuluara.
Grupimi i parë i avionëve luftarakë është bërë në Tiranë në vitin 1951, ku bënin pjesë avionë Polikarpov Po-2 dhe Jakovlev Jak-18.

Reparti i parë i Aviacionit Reaktiv u krijua në vitin 1955 në Kuçovë dhe kishte në përbërje të tij avionë Mikoyan-Gurevich MiG-15.

Në vitin 1957 krijohet Reparti i Transportit Ushtarak në Tiranë, i cili kishte në përbërjen e tij avionë Po-2, Jak-18 dhe helikopterë Mi-1 dhe Mi-4.
Në vitin 1962 u krijua Regjimenti i Aviacionit në Rinas, i cili kishte në përbërjen e tij një skuadrilje me avionë MiG-19 dhe një skuadrilje me avionë MiG-17. Po në vitin 1962 krijohet edhe Shkolla e Aviacionit.
Në vitin 1967 krijohet Regjimenti i Helikopterëve, që numëronte në parkun e tij mbi 30 helikopterë të rinj Mi-4.
Në vitin 1974 krijohet Regjimenti i Gjadrit, i cili ishte i pajisur me avionë MiG-21 dhe MiG-19, përveç disa avionëve mësimorë MiG-17 e MiG-15 për trenerim.

Në vitet ’70 Aviacioni Luftarak kishte në eficensë të plotë mbi 70 avionë MiG-19 dhe 12 avionë MiG-21, një skuadrilje luftarake me MiG-17 dhe shumë avionë luftarakë-mësimorë të tipit MiG-15.
Pjesë e parkut ushtarak të avionëve ishin edhe katër avionë transporti Ilyushin Il-14, të cilët shërbenin si avionë për transport qeveritar, apo për studime ushtarake e gjeografike.
Në Tiranë, në fushën e Laprakës ishin të dislokuar edhe 12 avionë transporti të lehtë Antonov An-2, që shërbenin për transport trupash dhe në ndihmë të ekonomisë. Në Shkollën e Lartë të Aviacionit në Vlorë, veç avionëve reaktivë MiG-15, kishte gjithashtu edhe dy skuadrilje me avionë me helikë Jak-81, të cilët shërbenin për përgatitjen e pilotëve në vitin e parë të kualifikimit si pilot.
Në Regjimentin e Rinasit kishte gjithashtu edhe një avion bombardues të lehtë tip Ilyushin Il-28.

Në vitet ‘70-‘80 niveli i programimit të fluturimeve ishte intensiv dhe sasia e fluturimeve për çdo pilot e avion ishte i standardeve e kërkesave të larta.

Pas viteve 2000, në Forcat Ajrore filloi prurja e teknikës fluturuese Perëndimore.
Në prill të vitit 2001 erdhën helikopterët e parë AB-206, ndërsa me 26 nëntor 2003 është kompletuar një skuadrilje e tillë.
Me 24 prill 2004 erdhi helikopteri i parë AB – 205.
Më 1 shkurt të vitit 2007 erdhi helikopteri për transport VIP A – 109.
Më 18 qershor 2007 erdhën helikopterët e parë BO – 105.
Më 28 korrik 2012 erdhi helikopteri EC-145, i versionit VIP.
Më 3 dhjetor 2012 erdhi helikopteri i parë shumëfunksional tip Cougar.
Më 25 prill 2013, vjen helikopteri i dytë shumëfunksional tip Cougar.
Më 18 dhjetor 2013, vjen helikopteri i tretë shumëfunksional tip Cougar.
Më 27 tetor 2014, është futur në përdorim të Forcës Ajrore helikopteri i katërt tip Cougar.
Më 31 tetor 2015, hyjnë në përdorim në FA dy helikopterë EC-145

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »