Kalo te përmbajtja
-
✈ Fluturo me Fly Dardania dhe përjeto Kosovën nga qielli. Rezervo tani: 049 856 598
Fly Dardania Fly Dardania Fly Dardania

Kosova paragliding!

Fly Dardania Fly Dardania Fly Dardania

Kosova paragliding!

  • Home
  • Moti ne Kosove!
  • Kush jemi ne!
  • Video!
  • Fotogaleria!
  • Terenet e fluturimit!
  • Kontakti!
  • Home
  • Moti ne Kosove!
  • Kush jemi ne!
  • Video!
  • Fotogaleria!
  • Terenet e fluturimit!
  • Kontakti!
Mbyll

Kërko

Rezervo fluturimin

Fly Dardania në Viroviticë!

21 Gusht, 2025 2 Min lexim

Virovitica, qytet i qetë kroat me fushat e gjera dhe horizontin e pafund, këtë herë nuk ishte thjesht një destinacion i bukur i klubit Fly dardania, një pistë e hapur për ëndrrat e atyre që guxojnë të fluturojnë dhe të sfidojnë gravitetin.

Unë dhe shoku im, Hetem Matoshi – kengëtari dhe oaragllajdisti tanii i njohur – u nisëm nga vendlindja për të marrë pjesë në këtë garë të madhe në kuadër të Fai2, një sfidë që kërkon guxim, precizion dhe durim të pamatë.

Gara përbëhet nga tetë hedhje, dhe deri tani kemi përfunduar tre. Çdo fluturim është një përvojë unike: leximi i erës, korrigjimi i trajektores, zgjedhja e pikës perfekte për ulje – çdo centimetër llogaritet. Ajri lartë mbi tokë është i njëjtë si në vendlindje, por peizazhi nën ne ndryshon: fushat e Viroviticës duket sikur formojnë një qilim të gjelbër, duke pritur gjurmët tona të buta në tokë. Ndjenja e lirisë kur hap parashutën dhe ndjen çdo frymëmarrje të erës është e papërshkrueshme; çdo fluturim është një duel i heshtur me vetveten, një sfidë për të qenë më i saktë, më i qetë, dhe më i lirë.

Hetemi, me përvojën e tij të gjatë, është jo vetëm shok në ajër, por edhe udhërrëfyes i pazëvendësueshëm në tokë. Ai është gjithmonë aty për të dhënë këshillën e fundit, për të analizuar erën dhe për të ndihmuar që çdo hedhje të jetë më e suksesshme se e para. Bashkë e ndjejmë emocionin e veçantë që të lidh me ajrin, me hapësirën dhe me vetë jetën në momentin më të bukur të uljes mbi tokë.

Pesë hedhje na presin akoma, dhe jemi të vendosur të japim më të mirën. Çdo hedhje është një mundësi për të mësuar, për të përmirësuar teknikën dhe për të ndjerë atë adrenalinën e pastër që vetëm parashutizmi mund ta ofrojë.

**Një falënderim i veçantë shkon për sponsorin tonë, Smart Signal Signs, me pronar z. Asdren Osmani. Mbështetja e tij e çmuar ka qenë thelbësore që ne të mund të marrim pjesë në këtë garë dhe të jetojmë përvojën e paharrueshme të parashutizmit. Pa këtë mbështetje, emocionet dhe sfidat e ajrit do të kishin qenë shumë më të vështira për t’u përballuar. Përkushtimi i tij ndaj sportit dhe tek ekipe si yni bën që ëndrrat të bëhen realitet.

Kjo përvojë nuk është vetëm një garë, por një kapitull i veçantë në jetën tonë: një kujtim që do ta ruajmë përgjithmonë dhe që na mëson se liria nuk ka kufij – ajo matet me hapjen e një kupole mbi kokë dhe me buzëqeshjen që nuk të ndahet deri në uljen tonë.

Autori

Fly Dardania

Më ndiq
Artikuj të tjerë
E mëparshme

Faleminderit Viroviticë

Tjetri

KUPA E KOMBIT – DHJETOR 2025, PRISHTINË

Pa komente! Bëhu i pari.

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

FLUTURIME TANDEM

Përjeto emocionin e fluturimit mbi Kosovë me pilotët e Fly Dardania. Fluturime tandem të sigurta dhe një përvojë që nuk harrohet.

Rezervo fluturimin

Kampionati kombëtare!

Nga viti 2011 deri sot, gara, sfida dhe suksese që kanë përcjellë zhvillimin e paraglidingut në Kosovë.

Fluturime tandem

Përjeto lirinë e fluturimit dhe shijoje Kosovën nga një kënd krejt tjetër.
Kush fluturon, dashuron.

Sponzorët

https://smartsignalsigns.com/ Ka rrugëtime që nuk ndërtohen vetëm me pasion.

Kontakt

📞 +383 49 856 598
✉️ kosovaparagliding@gmail.com
📍 Prishtinë, Kosovë

Copyright 2026 — Fly Dardania. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Albanian
English