Fadil Gërguri, është parashutisti më aktiv në Kosovë në disiplinën e Aeronautikës sportive apo sic quhet paragllajdizmit. Ish-kryetari I Federatës së Aeronautikës së Kosovës, fluturimin e parë e ka realizuar në vitin e largët, 1981, si 17 vjecar, dhe që nga ajo kohë ai vazhdon të qëndrojë në lartësi të ndrysme me parashutën e tij, edhe si sportist por edhe si një pasionant jo vetëm i këtij sporti, por edhe i soditjes nga një distancë e lartë bukuritë natyrore të Kosovës, por edhe më gjërë. Për këto dhe të tjera Fadili rrëfen në një intervistë për lexuesit tanë.

Çka është aeronautika ?
Fadil Gërguri: Aeronautika është disiplinë ajrore,po flasim për atë sportivë,sepse aeronautika është një gamë e gjërë në botë,aty përfshihen aeronautika militare,per fat të keq ne dhe shteti akoma jemi shumë larg për një aeronautikë militare,sepse aty ka aeroplan lufarak,etj..
Në Kosovë dhe Shqiperi është i zhvilluar vetëm një disiplinë e aeronautikës sportive kjo e paragllajdizmit.Disiplinat e tjera enden nuk mund të bëhet fjalë,po them në Shqipëri,kurse në Kosovë ende egziston një pengesë pasi që hapsira e ulët ajrore e cila ende mbahet e mbyllur për aeroplan sportiv dhe disiplinat e tjera është pengesë për aeronautiken sportive kosovare.Te ne, me të madhe ka lulzuar paragllajdizm, i cili dita ditës po sjell suksese si në vendore -kombëtare ashtu dhe ndërkombëtare.
Cila është historia e këtij sporti në Kosovë ?
F.G: Federata Aeronautike e Kosovës është formuar në vitin 1948 në ish- Jugosllavi, deri në vitet e ’90-ta, kur iu ndal puna është quajtur Lidhja Aeronautike e Kosovës dhe mund të themi së gjatë kësaj kohe Kosova ka pasur me qindra parashutist,velorist, pilot motorik ,modelar të vegjël etj.Pas luftes një grup shokësh vazhduam atë lidhje por tani si Federate. Në Kosovë , tani për tani është e mundur të zhvillohet vetëm një seksion, ai i paragllajdizmit.Në vitin 2015, në Roterdam të Holandës unë si kryetar i Federatës, kem arrite të ndërkombëtarizohemi duke u bërë anëtare e plotë e asociacioneve ndërkombëtare te Aeronautike. Kuptohet se kundër anëtarsimit tonë ishin Serbia,Spanja dhe nje vend aziatik, por më rezultati I votimit ishte 60 pro dhe vetëm 3 kundër. Po ashtu në atë vit kemi dalë edhe me licencat e para të piloti,dhe kem 6 instruktor.Tash federata edhe pse s’jam më kryetar ka një aktivitet të shkëlqyer dhe puna e kësaj kryesie është për lavdatë.
Cilat janë teknikat e këtij sporti ?
F.G: Secili sport edhe ky i ka teknikat e fluturimit,së pari nuk duhesh të kesh fobi nga fluturimi,të bësh një kurs ,pastaj të vazhdosh sipas udhezimit të instruktorit
Çfarë i nevojitet një piloti për të pasur një fluturim të suksesshëm ?
F.G: Se pari duhesh ta mbarosh nja kurs fluturimi, siç thash më larte ku mësohen bazat elementare të këtij sporti dhe aftësitë e fluturimit, pasi kosova ka 6 isntruktor me pervojë ndër ta jam dhe unë.Aparatura ,kushtet atmosferike,etj.
Cilat janë kushtet për të qenë një garë e sukseshme, e kam fjalën në organizimin e saj duke përfshirë nga kushtet atmosferika , tereni etj?
F.G : Gara e sukseshme është dhe bëhet atëherë kur mbarojnë dy seri në fluturime,kushtet duhet të jenë ideale për fluturim,tereni duhet të jëtë i licencuar për atë garë.
Z.Gërguri, ju keni qenë edhe kryetar i Federtaës së Aeronautikës, a mund të na thuani se si është i organizuar ky sport në Kosovë ?
F.G: Në fillim ky sport është organizuar,po them pas luftës në formë partizane,kush ka mundur e aq sa ka pasur mundësi të kontribon ose për tu kyqë .Pastaj me kalimin e kohës unë me disa shokë kemi arrite deri të kompletimi I statutit të federatës,formimin e klubeve,rregulloret e fluturimeve,licencat,kontrollet mjeksore.Te gjitha këto janë kompletu sa kam qenë kryetar i federatës.Jo që i kam bërë vet por kemi pasur nje ekip i cili ka punuar me një zell të paparë për të arritur këtu ku jemi.Tani pasi kemi rregullore dhe statutin e pranuar në formën më të mirë të mundshme ,jam fokusuar vetëm në klubin tim të zemrës Fly Dardania me seli në Prishtinë.
Sa është popullor ky sport tek ne dhe a po zgjon interesim tek të rinjët
F.G: Nuk mund të themi se nuk ka një interesim, përkundër që ekziston frika dhe hezitimi ,te disa janë kushtet financiare,por dhe të disa problem me familjen për shak se ky sport hynë në sportet extreme
Para se të kalojmë te klubi të cilën e drejtoni ju Fly Dardania, më intereson , sigurisht edhe lëxuesve rreth ekipit apo represtacionit të Kosovës dhe cilat janë të arriturat në këtë sport?
F.G: Sipas pikëve të fundit, pra para shfaqjes së pandemiseë Kosova radhitej në vendin e 13 në ranglistën evropiane,dhe tani pasi që garat janë anuluar, ende e kemi ate ranglistë.
Ju drejtoni sic e cekëm edhe më parë ekipin Fly Dardania, a mund të në flisni rreth organizimit të Klubit, pjesëmarrëjen në gara dhe sukseset e arritura deri më tani?
F.G: Pasi mbarova me sukses misionin tim si kryetar i Federatës Aeronautike,u ktheva dhe formova klubin e ri të cilin me disa shokë e emërtuam Fly Dardania.Është klub i ri,por tani më jam mësuar të filloj nga e para, që është një sfidë në vetvete, por ,dalngadalë klubi po shkon në hapë të sigurtë..Marim pjesë nepër gara,në kampionatin e përbashkët kombëtare, jemi aty ka mesi i pikëve po shpresojmë në një të ardhme të mirë.
Sa është e vështirë organizimi i një klubi të aeronautikës, kur e kemi parasyshë se është një sport që ka specifikat e veta, poashtu edhe rrethanat jo gjithaq të favorshme në Kosovë, në përgjithësi për sportin ?
F.G: Është keq që në Kosovë rregullisht flitet për mungesën e mjeteve financiare.Vitin e kaluar Komuna e Prishtinës na ka ndihmuar për organizimin e një garë e cila u organizua me sukses “Kupa e Prishtinës”.Ndihma të tjera financiare nuk kemi pasur dhe kujtojmë se pilotët klubit tim me para të xhepit blejnë paragllajdet që kanë një kosto bukur të madhe,pjesëmarjen në gara kuotizimin në Federatë, e të tjera, e mos të flasim për ushtrimet që i bëjmë rregullisht.
Z.Gërguri, kthehemi tani të kariera e juaj në këtë sport. Nga ju erdhi ideja për tu marrë me këtë sport ?
F.G: Kam filluar si parashutist në vitin e largët 1981 deri 1988, ku jam larguar nga organet e dhunshme si i padëshiruar ,kam 110 kercime nga aeroplani.Nuk e di si me hyri në qejf ky sport por si i ri e mbaj mend diku 17 vjeçar e kam realizuar fluturimin e parë dhe ai mund të quhet fluturimi i jetes,sepse e kam bërë duke mos ditur asnjë gjë për këtë sport.Tash kodrat me paramotor kam me mijëra fluturime, dhe bëj së paku 4 fluturime.
Cili është fluturimi i juaj i pare ?
F.G: Hedhja e parë nga aeroplani është realizuar diku në qershor të vitit 1981, atëherë si i ri .E di që tërë natën s’kam fjetë sepse fluturimin e kemi realizuar rreth orës 7 të mëngjesit.
A mund të na përshkruani se çfarë ndjenje është gjatë fluturimit ?
F.G: Tani na u është bërë rutinë ,jemi në ajer sikur të dalësh në korzon e qytetit, në shetitje. I kemi tejkaluar gjërat që mund të lidhen me frikën,adrenalina është ajo që rregullisht paraqitet tek pilotët e rinj,tani më jam instruktor i fluturimeve dhe egzaminer i paragllajdin në AAC.
A ka pasur raste kur edhe jeni friksuar ?
F.G: Po edhe shume bile.Si sot më kujtohet ,pasi mbarova kërcimin e parë ,ajo natë pas, ishte nata me e gjatë e imja,me e tmerrshmja,tërë naten pa gjumë,duke i analizuar gjërat sepse tani vec kisha sadopak njohuri.Fluturimi i dytë bëhej të nesërmen, instruktri na tha të zgjohemi në 6.00 të mëngjesit.Por e kalova me plot frikë dhe ankthe atë fluturim,gjersa fluturimet e tjera sa vinin dhe disi frika largohej për t’I lënë vend deshirës për fluturim .Tash nuk mundem pa një fluturim, si të them është bërë infuzion i shpirtit.
A mund të na e kujtoni ndonjë fluturim, keni pasur vështërsi apo problem me parashutën ?
F.G: Po në vitin 1986, kam hapur emergjencën kishte problem me hapjen parashutës kryesore dhe une pa bërë panikë hapa emergjencen, e di se aterova në arat e Dumoshit diku pasi që atëherë ushtrimet i bënim në aeroportin sportiv “Batllava”,kurse pas luftës ka dashte zoti që unë nuk kam pasur ndonjë problem edhe shpresoj që mos e kem kurrë
A ka pasur ndonjë moment kurë i keni thënë vetës: Ky është fluturimi i fundit ?
F.G: Nuk ka pasur ndonjë moment kur kam thënë se ky është fluturimi im i fundit,edhe s’besoj që do të them derisa Zoti të më mbaj me këtë shendet.Jo se kam ndërmend e as nuk e paramendoj t’I thëmë vetës se ky është apo duhet të jetë fluturimi im i fundit,por i kam thënë shpesh vetës “A jam unë njeriu i duhur në këtë sport”
Cili ka qenë fluturimi i juaj që iu ka lënë mbresa dhe e kujtoni më me ëndje, shembull fluturimi në dyshe me ndjonjë nga këngëtaret e estrades…
F.G: Fluturime dyshe kam bërë shumë ,me shumë njerëz të politikës, estradës,etj. Këtu do ta kujtoja si interesante, një mik i imi Fehmi Ferati bënte një emision “Fehis Shoë” dhe ai duhej të fluturonte. E mbaruam fluturimin ,ai nuk kishte frike por frikën e ti siç dukej e mbante bashkshortja e tijë, dhe vetëm pasi mbaruam fluturimin dhe incizimin ne i treguam asaj për fluturimin
Në sa gara keni marrë pjesë , qofshin ato vendore apo me karakter ndërkombëtar dhe cili është suksesi i juaj nga këto gara?
F.G: Kam marrë pjesë në shumë gara vendore kombëtare dhe ndërkombëtare që nga viti 2004 kam qenë rregullisht në reprezentacionin e Kosovës.
Për fund, për të gjithë ata që deshirojnë te mirren me sportin e aeronautika, çfarë do të iu thoni apo cila eshte porosia e juaj ?
F.G : Po porosia ime është ejani dhe regjistrohuni në ndonjë klub aeronautik kosovarë, pse jo në Fly Dardania.Ky sport është shumë i sigurtë nese ju e bëni të sigurt,nese ndëgjoni me vemendje instruksionet e instruktorit.