Faleminderit Shkodër!

0 0
Read Time:1 Minute, 6 Second

Në Shkodër u mbajt etapa e radhës e Kampionatit Kombëtar të Fluturimeve të Lira në precizion, një ngjarje që u shënua me një organizim të shkëlqyer. Atmosfera ishte e gjallë, e mbushur me emocione dhe garues të etur për të dhënë më të mirën e tyre. Publiku i pranishëm e shijoi spektaklin ajror, ku çdo fluturim ishte një kombinim mjeshtërie, përvoje dhe guximi. Arbëri dhe Bleriani meritojnë gjithë lavdërimet për angazhimin e tyre – puna e tyre e palodhshme bëri që gjithçka të rrjedhë në mënyrën më profesionale. Urimi “ju lumtë” është pak për atë çfarë arritën të realizojnë në këtë etapë. Në aspektin garues, vendin e parë e siguroi ekipi i Shqiponjës së Kastriotit, me Fanol Shalën ndërsa vendi i dytë i takoi ekipit të Shqipërisë, duke treguar rivalitet të fortë dhe nivel të lartë sportiv. Ekipi i FLY Dardanisë ishte në nivel të garës, duke dëshmuar edhe një herë përgatitjen, përkushtimin dhe seriozitetin e tyre.

Veçanërisht në kët garë u dallua Fanol Shala nga Kosova, i cili me performancën e tij tregoi përvojë dhe saktësi, duke e bërë krenar ekipin e tij. Shpresojmë që edhe etapat e ardhshme të kenë të njëjtin nivel organizimi dhe emocion, duke e ngritur edhe më shumë vlerën e këtij kampionati që po bëhet gjithnjë e më i dashur për sportdashësit dhe garuesit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »