{"id":2461,"date":"2023-04-01T07:51:57","date_gmt":"2023-04-01T07:51:57","guid":{"rendered":"https:\/\/www.flydardania.com\/?p=2461"},"modified":"2023-04-01T07:56:50","modified_gmt":"2023-04-01T07:56:50","slug":"niko-hoxha-babai-i-aviacionit-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.flydardania.com\/en\/2023\/04\/01\/niko-hoxha-babai-i-aviacionit-shqiptar\/","title":{"rendered":"Niko Hoxha, &#8220;Babai&#8221; i Aviacionit Shqiptar&#8221;."},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\">(Nga Vlladimir Duraj)<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Niko Hoxha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb me Aviacionin ton\u00eb, aq sa, kur thua Niko Hoxha, n\u00ebnkupton Aviacionin dhe, kur thua Aviacioni, n\u00ebnkupton Niko Hoxh\u00ebn. Nuk ka pasur para tij nj\u00eb &#8220;Niko&#8221;, ashtu sikurse nuk pati edhe pas tij nj\u00eb tjet\u00ebr &#8220;Niko&#8221;. Pilot\u00ebt jan\u00eb ve\u00e7anti e bukur, t\u00eb gjith\u00eb, nga m\u00eb i miri e deri te m\u00eb i zakonshmi, por edhe pse k\u00ebshtu, dikush \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb mbi t\u00eb gjith\u00eb. Dhe ky dikushi e ka emrin Niko Hoxha.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Niko Hoxha lindI n\u00eb fshatin Tragjas t\u00eb rrethit t\u00eb Vlor\u00ebs, m\u00eb 1 Prill t\u00eb vitit 1926. Kur lindi Nikoja, nj\u00eb plak i mo\u00e7\u00ebm, mjek\u00ebrrbardh\u00eb e flok\u00ebthinjur, tha: &#8216;Ky djal do t\u00eb b\u00ebhet mbret!&#8217; Dhe i doli fjala plakut, foshnja e vog\u00ebl u rrit e u b\u00eb dragua, mbreti i qiellit dhe fluturimit. Nikoja lindi n\u00eb &#8216;fole&#8217; t\u00eb ngroht\u00eb, ai u rrit si bir beu, me gjith\u00eb t\u00eb mirat. I jati, Selmani, ishte burr\u00eb me em\u00ebr n\u00eb zon\u00eb, burr\u00eb shtat\u00ebqindsh, kur i thon\u00eb nj\u00eb fjale. Nuk kishte vet\u0113m pasuri materjale, biles m\u00eb s\u00eb shumti kishte pasuri shpirt\u00ebrore, vlera e virtyte sip\u00ebrore, destinuar vet\u00ebm p\u00ebr fisnik\u00ebt. E t\u00eb gjitha k\u00ebto Selmani i trash\u00ebgoi te i biri, Nikoja, emri i dyt\u00eb i Aviacionit Shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb f\u00ebmij\u00ebri Nikoja dallohet p\u00ebr zgjuar\u00ebsi, guxim, shkatht\u00ebsi, forc\u00eb dhe mentalitet fituesi. Po ashtu shquhej p\u00ebr edukat\u00eb dhe sjellje sojliu, komunikim t\u00eb ngroht\u00eb dhe dashamir\u00ebsi ndaj shok\u00ebve. Dhe vjen nj\u00eb dit\u00eb kur Niko, nj\u00eb djal\u00eb me dhjeta dhe trup atleti, king dhe me fizik t\u00eb fort\u00eb, t\u00eb regjistrohej n\u00eb Shkoll\u00ebn Normale t\u00eb Elbasanit. Aty Nikoja shpalosi vlerat m\u00eb sip\u00ebrore t\u00eb tij, duke u evidentuar qartazi mbi shok\u00ebt. Pushtimi fashist i vendit u prit me urrejtje nga Nikoja, i cili vihet n\u00eb krye t\u00eb l\u00ebvizjes anti fashiste n\u00eb shkoll\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, Gezdar Veipi, em\u00ebr i njohur i Aviacionit ton\u00eb edhe ky, thot\u00eb : &#8220;- Niko Hoxha ishte nj\u00eb \u201cujk\u201d i l\u00ebvizjes studentore n\u00eb shkoll\u00ebn \u201cNormale\u201d t\u00eb Elbasanit. Ai ishte nj\u00eb agjitator i mir\u00eb e vihej n\u00eb krye t\u00eb protestave t\u00eb student\u00ebve kund\u00ebr pushtimit fashist\u201d. Nuk vonoj shum\u00eb dhe veprimtaria e Nikos me shok\u00eb ra n\u00eb sy t\u00eb pushtuesve, gj\u00eb q\u00eb i detyroj k\u00ebra t\u00eb fundit t\u00eb dalin partizan\u00eb n\u00eb Brigad\u00ebn e 5-t\u00eb Sulmuese. Gjat\u00eb luft\u00ebs Niko shquhet p\u00ebr trim\u00ebri e guxim t\u00eb \u00e7artur, p\u00ebrpos kryerjes s\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit t\u00eb rinis\u00eb s\u00eb brigad\u00ebs n\u00eb maksimumin e mundsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas \u00e7lirimit t\u00eb vendit, &#8220;normalist\u00ebt&#8221; e Elbasanit, Niko Hoxha, Edip Ohri, Fari Bub\u00ebsi dhe Baba\u00e7e Faiku, mes t\u00eb tjer\u00ebve u d\u00ebrguan n\u00eb Shkoll\u00ebn e Aviacionit t\u00eb Pan\u00e7evos, n\u00eb ish Jugosllavi. N\u00eb shkoll\u00eb, Niko Hoxha dhe koleg\u00ebt e tij p\u00ebrvet\u00ebsuan teorin\u00eb e fluturimit dhe teknik\u00ebn e pilotimit n\u00eb avion\u00ebt me helik\u00eb t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shkoll\u00ebs, n\u00eb aerodromin e Pan\u00e7evos, Niko Hoxha u titullua oficer dhe u pajis me diplom\u00ebn e pilotit. Pas prishjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis vendit ton\u00eb dhe ish Jugosllavis\u00eb, n\u00eb vitin 1948, Niko Hoxha dhe shok\u00ebt e tij u shp\u00ebrngul\u00ebn p\u00ebr t\u2019u kualifikuar n\u00eb aeroplan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb Bashkimin Sovjetik. Nikos i takoi t\u00eb shkonte n\u00eb Shkoll\u00ebn e Aviacionit t\u00eb qytetit Engels, ku do fluturonte n\u00eb avion\u00ebt bombardues me helik\u00eb, PE-2. M\u00eb 12 mars t\u00eb vitit 1948, Niko Hoxha, me grad\u00ebn &#8220;Kapiten i dyt\u00eb&#8221;, ndodhej n\u00eb qytetin Engels, ku nisi programin e kualifikimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pasi q\u00ebndroi rreth 1 vit n\u00eb qytetin &#8216;Engels&#8217;, Niko kthehet n\u00eb Shqip\u00ebri, ku em\u00ebrohet komandant i Skuadriljes s\u00eb avion\u00ebve me helik\u00eb n\u00eb Aerodromin e Laprak\u00ebs, Tiran\u00eb. Ishte puna gjigande e Nikos, forca q\u00eb realizoi ngritjen dhe v\u00ebnien n\u00eb funksionim t\u00eb k\u00ebsaj Skuadrilje. N\u00eb vitin 1951, Niko Hoxha dhe Edip Ohri kthehen p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb ish BS, k\u00ebt\u00eb radh\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer Akademin\u00eb e Drejtimit t\u00eb Aviacionit n\u00eb Mosk\u00eb. Edhe k\u00ebtu si kudo, Niko Hoxha shk\u00eblqen, p\u00ebrs\u00ebri q\u00ebndron nj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb mbi t\u00eb tjer\u00ebt, shqiptar e t\u00eb huaj. Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ndiqnin Akademin\u00eb n\u00eb Mosk\u00eb, Niko dhe Edipi shkuan n\u00eb aerodromin e qytetit t\u00eb Novosibirskut, ku b\u00ebn\u00eb kalimin n\u00eb aeroplan\u00ebt gjuajt\u00ebs, me helik\u00eb JAK-9P, me t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb furnizohej shum\u00eb shpejti Aviacioni Shqiptar. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, Nikoja kishte fluturuar n\u00eb aeroplan\u00ebt PE-2, UTB-2 dhe n\u00eb TU-2. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, piloti dhe shkrimtari i mir\u00ebnjohur, Niazi Nelaj, thot\u00eb :<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8220;- Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb studimeve n\u00eb Akademin\u00eb e Komandimit, n\u00eb Mosk\u00eb, n\u00eb vitin 1952, Niko Hoxha u em\u00ebrua komandant i skuadriljes t\u00eb vetme n\u00eb vendin ton\u00eb, t\u00eb pajisur me aeroplan\u00eb gjuajt\u00ebs, me helik\u00eb, t\u00eb tipit JAK-9P. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Niko Hoxha mbante grad\u00ebn e kapitenit t\u00eb par\u00eb; shpejt u gradua major. Komisar i skuadriljes u caktua kolegu i Nikos, piloti Edip Ohri. Z\u00ebvend\u00ebskomandant u em\u00ebrua labi trim, me trup shtatshkurt\u00ebr por i ngjeshur, Baba\u00e7e Faiku dhe shef shtabi, p\u00ebrmetari nga Bub\u00ebsi, piloti i talentuar Fari Bub\u00ebsi. Nj\u00eb zgjedhje e gjetur, Tre ish normalist\u00eb u ngarkuan p\u00ebr t\u00eb drejtuar aviacionin e sapoformuar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb vitin 1954 Aviacioni yn\u00eb do paisej me nj\u00eb tip avioni m\u00eb t\u00eb avancuar, reaktivin Mig &#8211; 15 BIS. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb u d\u00ebrguan n\u0113 Aerodromin e Groznit, po t\u00eb ish BS, nj\u00eb grup pilot\u00ebsh nga m\u00eb t\u00eb mir\u0113t, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb aft\u00ebsoheshin n\u00eb k\u00ebt\u00eb tip avioni. Sigurisht q\u00eb mes tyre dhe n\u00eb krye t\u00eb grupit t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Edip Ohri, Fari Bub\u00ebsi, Pe\u00e7o Polena, Haki Jupasi, Vasil Trasha e Masar Aga do t\u00eb q\u00ebndronte fisnik\u00ebrisht, emblema Niko Hoxha. Grupi fluturoj p\u00ebr 9 muaj n\u00eb Grozni, deri sa p\u00ebrvet\u00ebsuan m\u00eb s\u00eb miri k\u00ebt\u00eb tip t\u00eb ri avioni. Me pergatitjen e pilot\u00ebve s&#8217;mbetej gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 ardhjes s\u00eb skuadriljes s\u00eb Mig-15 BIS n\u00eb vendin ton\u00eb, e cila mbrriti n\u00eb Shkurt t\u00eb vitit 1955 dhe u montuan n\u00eb Aerodromin e Laprak\u00ebs nga teknik\u00ebt sovjetik, p\u00ebr t&#8217;u transportuar nga pilot\u00ebt sovjetik p\u00ebr n\u00eb Aerodromin e ish qytetit &#8220;Stalin&#8221;. Pak m\u00eb von\u00eb erdhi nga ish BRSS skuadrilja e dyt\u00eb, avion\u00ebt e s\u00eb cil\u00ebs u montuan po n\u00eb Laprak\u00eb dhe u transportuan p\u00ebr n\u00eb ish Q.Stalin nga pilot\u00ebt tan\u00eb q\u00eb u diplomuan n\u00eb Grozni. Me k\u00ebto dy skuadrilje reaktive, m\u00eb 15 Maj t\u00eb 1955-\u00ebs, n\u00eb ish Q.Stalin u krijua Regjimenti i par\u00eb i Aviacionit Ushtarak Shqiptar, me komandant t\u00eb madh\u00ebrishmin Niko Hoxha. E kush tjet\u00ebr ve\u00e7 tij mund t\u00eb ishte, e kush tjet\u00ebr ve\u00e7 tij do t\u00eb pag\u00ebzohej &#8216;Babai i Aviacionit shqiptar&#8217; ?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Niko Hoxha ishte bir per\u00ebndie, kjo e fundit kujdesej q\u00eb gjith\u00e7ka e tij t\u00eb shk\u00eblqente, ndaj edhe i vuri n\u00eb krah\u00eb si suport superemra pilot\u00ebsh si Edip Ohri, Fari Bubsi, Baba\u00e7e Faiku e ndonj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb vitin 1958 Aviacioni yn\u00eb do pajisej me avion\u00eb modern\u00eb, bashk\u00ebkohor\u00eb, Mig-19 PM dhe si n\u00eb rastin e vitit 1954, n\u00eb ish BS do t\u00eb d\u00ebrgoheshin p\u00ebr p\u00ebrvet\u00ebsimin e k\u00ebtij tipi pilot\u00ebt tan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. P\u00ebrcaktimi i grupit t\u00eb pilot\u00ebve q\u00eb do d\u00ebrgoheshin n\u00eb ish BS ishte detyr\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, duhej t\u00eb kishe sy shqiponje dhe zem\u00ebr luani q\u00eb t\u00eb zgjidhje mes njer\u00ebzve q\u00eb ve\u00e7 p\u00ebrkushtimit dhe dashuris\u00eb p\u00ebr qiellin dhe atdheun, me tepri nuk kishin tjet\u00ebr gj\u00eb. Ja \u00e7&#8217;thot\u00eb Niazi Nelaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast :<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8220;- Nj\u00eb grup pilot\u00ebsh, nga regjimenti i aviacionit t\u00eb qytetit \u201cStalin\u201d, t\u00eb cil\u00ebt, deri at\u00ebher\u00eb fluturonin n\u00eb avion\u00ebt MIG-15BIS, u d\u00ebrguan n\u00eb stepat e Rusis\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar MiG-19PM, i cili ishte nga teknikat m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuara ajrore t\u00eb koh\u00ebs. U desh t\u00eb vihej n\u00eb prov\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb iniciativa dhe guximi i Niko Hoxh\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrzgjedhur pilot\u00ebt q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnin kalimin n\u00eb k\u00ebta avion\u00eb. P\u00ebrzgjedhja ishte e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr faktin se, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, asnj\u00ebri nga pilot\u00ebt tan\u00eb q\u00eb do t\u00eb shkonin p\u00ebr t\u00eb fluturuar n\u00eb avion\u00ebt MIG-19 PM t\u00eb destinacionit gjuajt\u00ebs-kap\u00ebs, i pajisur me lokator\u00eb e i armatosur me raketa aj\u00ebr-aj\u00ebr, t\u00eb drejtuara, nuk i plot\u00ebsonin testet q\u00eb k\u00ebrkoheshin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tip avioni. Koloneli, me p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebrzgjodhi pilot\u00ebt m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuar t\u00eb regjimentit, me q\u00ebllim q\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn ku do t\u00eb shkonin, djemt\u00eb tan\u00eb t\u00eb mos ndiheshin keq dhe prestigji i ushtris\u00eb e i vendit ton\u00eb t\u00eb mos ulej, n\u00eb syt\u00eb e koleg\u00ebve t\u00eb tyre, nga vende t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Lindjes. N\u00eb fakt, pilot\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb kalimit n\u00eb avion\u00ebt superzanor\u00eb MIG-19PM, treguesve kualitativ\u00eb q\u00eb kishin koleg\u00ebt e tyre u kund\u00ebrvun\u00eb vlerat individuale dhe kolektive t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb guximsh\u00ebm e kurajoz\u00eb dhe dol\u00ebn, n\u00eb disa drejtime, m\u00eb mir\u00eb nga koleg\u00ebt e tyre.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb grupi i pilot\u00ebve m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Regjimentit t\u00eb ish Q.Stalin shkolloheshin n\u00eb ish BS, Niko Hoxha hapi shkoll\u00eb p\u00ebr pilot\u00eb n\u00eb Regjiment, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb pilot\u00ebt e mbetur pas ikjes s\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebve n\u00eb ish BS, t\u00eb aft\u00ebsohsshin dhe arrinin nivele edhe m\u00eb t\u00eb larta se koleg\u00ebt e tyre t\u00eb kthyer nga ish BS. Duhej guxim tigri, zem\u00ebr luani, sy shqiponje, mendje e ndritur dhe shpirt i madh, p\u00ebrkrahje dhe p\u00ebrkujdesje e per\u00ebndis\u00eb q\u00eb t\u00eb realizoje nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Dhe t\u00eb gjtha k\u00ebto bashk\u00eb ishin vet\u00ebm tek Ai, Nikoja, i d\u00ebrguari i per\u00ebndis\u00eb si dhurat\u00eb p\u00ebr Aviacionin Shqiptar. Nuk e teproj me superlativat e p\u00ebrdorura, Niko Hoxha meriton gjith\u00e7ka, kaq e m\u00eb tep\u00ebr sepse ai \u00ebsht\u00eb ekuivalenti i aviacionit, sinonim i tij. Ishte Nikoja faktori determinant q\u00eb Shkolla jon\u00eb e Aviacionit i mbijetoj &#8220;goditjeve&#8221;t\u00eb viteve &#8217;60-t\u00eb t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb prishjeve t\u00eb marrdh\u00ebnieve me ish BS. Nuk kishte penges\u00eb n\u00eb Aviacion q\u00eb nuk kap\u00ebrxehej nga &#8220;Babai&#8221;, nuk kishte lart\u00ebsi q\u00eb nuk merrej nga Ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Viti 1962 e b\u00ebri me &#8220;v\u00eblla&#8221; Regjimentin e ish Q.Sralin, Rinas do t\u00eb quhej foshnja e re. I bindur se t\u00eb madhin, Regjimentin e ish Q.Stalin, e kishte rritur mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ecur vet n\u00eb rrug\u00ebn e jet\u00ebs, &#8220;Babai&#8221; shkoj me t\u00eb voglin, ta rriste e ta b\u00ebnte t\u00eb fort\u00eb q\u00eb t\u00eb ecte edhe ai me k\u00ebmb\u00ebt e veta, si i madhi. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, Niaziu tregon :<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8220;- N\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1962 u formua regjimenti i aviacionit gjuajt\u00ebs-bombardues, n\u00eb aerodromin e Rinasit. Aeroplan\u00ebve gjuajt\u00ebs-kap\u00ebs MIG-19 PM iu shtua nj\u00eb skuadrilje, me 12 avion\u00eb MIG-17 F. Niko Hoxha, tashm\u00eb i sprovuar p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb e tij organizative dhe i pajisur me nj\u00eb eksperienc\u00eb me vler\u00eb, u em\u00ebrua Komandant i k\u00ebtij regjimenti, n\u00eb af\u00ebrsi e n\u00eb mbrojtje t\u00eb kryeqytetit. Kolonel Niko Selman Hoxha, e organizoi dhe e drejtoi edhe k\u00ebt\u00eb regjiment, si\u00e7 dinte ai dhe, me dashurin\u00eb q\u00eb kishte p\u00ebr fluturimin dhe me pasionin p\u00ebr t\u00eb synuar drejt majave m\u00eb t\u00eb larta, e ngriti lart lavdin\u00eb e arm\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb dashur, deri sa i vulosi p\u00ebrpjekjet, p\u00ebr t\u00eb kapur m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn, me jet\u00ebn e tij, n\u00eb mosh\u00ebn 39 vje\u00e7are, n\u00eb t\u00eb shtun\u00ebn e dat\u00ebs 20 n\u00ebntor 1965, rreth or\u00ebs 10:00.&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E pra, 20 N\u00ebntor 1965! Dit\u00eb e shtun\u00eb, m\u00eb e zez\u00eb se e premtja. Sterronte dita nga ret\u00eb e shumta e shiu i mallkuar, apo ngaq\u00eb do merrte At\u00eb, m\u00eb t\u00eb mirin, m\u00eb fisnikun, m\u00eb burrin, vet Niko Hoxh\u00ebn ? Kam theksuar n\u00eb dy a tre raste lidhjen mes Nikos dhe per\u00ebndis\u00eb, kam pohuar se Ai ishte bir i k\u00ebsaj t\u00eb fundit. Kam th\u00ebn\u00eb e \u00e7&#8217;nuk kam th\u00ebn\u00eb, kan\u00eb th\u00ebn\u00eb e \u00e7&#8217;nuk kan\u00eb th\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebr Niko Hoxh\u00ebn, por p\u00ebrs\u00ebri \u00ebsht\u00eb hi\u00e7asgj\u00eb me at\u00eb q\u00eb meriton ky titan. At\u00eb t\u00eb shtun\u00eb t\u00eb 20 N\u00ebntorit &#8217;65, per\u00ebndia b\u00ebri at\u00eb q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb edhe her\u00eb t\u00eb tjera me gjenit\u00eb, si\u00e7 b\u00ebri me Aleksandrin e Madh t\u00eb Maqedonis\u00eb at\u00eb t\u00eb shtun\u00eb t\u00eb vitit 323 para er\u00ebs son\u00eb. E pra, e mori Nikon lart, n\u00eb qiell, p\u00ebr t&#8217;u krenuar me T\u00eb n\u00eb Parajs\u00eb, por duke e b\u00ebr\u00eb t\u0113 pavdeksh\u00ebm n\u00eb tok\u00eb, duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb gjall\u00eb e t\u00eb lavdish\u00ebm n\u00eb zemrat e \u00e7do shqiptari. P\u00ebr Niko Hoxh\u00ebn lipsen romane, realizime filmash nga skenarist\u00eb e regjisor\u00eb t\u00eb klasit t\u00eb par\u00eb, si\u00e7 edhe Ai ishte Pilot i Klasit t\u00eb Par\u00eb, Njeri i Klasit t\u00eb Par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Nga Vlladimir Duraj) Niko Hoxha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb me Aviacionin ton\u00eb, aq sa, kur thua Niko Hoxha, n\u00ebnkupton Aviacionin dhe, kur thua Aviacioni, n\u00ebnkupton Niko Hoxh\u00ebn. Nuk ka pasur para tij nj\u00eb &#8220;Niko&#8221;, ashtu sikurse nuk pati edhe pas tij nj\u00eb tjet\u00ebr &#8220;Niko&#8221;. Pilot\u00ebt jan\u00eb ve\u00e7anti e bukur, t\u00eb gjith\u00eb, nga m\u00eb i miri e deri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2463,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[58,1],"tags":[],"class_list":["post-2461","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-historia-e-aviacionit-shqiptar","category-nga-klubi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.flydardania.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2461","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.flydardania.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.flydardania.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.flydardania.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.flydardania.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2461"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/www.flydardania.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2461\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2465,"href":"https:\/\/www.flydardania.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2461\/revisions\/2465"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.flydardania.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2463"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.flydardania.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2461"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.flydardania.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2461"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.flydardania.com\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2461"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}