Who are we!
Aeroklubi “Fly Dardania” është klub i sporteve ajrore me seli në Prishtinë, i krijuar nga pasioni për fluturimin dhe me synimin për zhvillimin dhe promovimin e paraglidingut në Kosovë.
Përmes trajnimeve të vazhdueshme, fluturimeve, organizimit të garave dhe pjesëmarrjes në aktivitete kombëtare e ndërkombëtare, Fly Dardania ka dhënë kontribut të vazhdueshëm në zhvillimin dhe masivizimin e këtij sporti, duke u krijuar mundësi edhe gjeneratave të reja ta njohin botën e fluturimit.
Misioni ynë është të promovojmë bukuritë e Kosovës edhe nga ajri, të aftësojmë pilotë të rinj dhe të zhvillojmë kulturën e fluturimit, me theks të veçantë në siguri, profesionalizëm, miqësi dhe dashuri për natyrën.
🪂 Ne nuk fluturojmë vetëm për sport – fluturojmë për pasion.
❤️ Kush fluturon, dashuron!
📸 Ekipi dhe aktivitetet tona









