ANËTARËSOHU TE NE
BËHU PJESË E FAMILJES FLY DARDANIA!
A e ke ëndërruar ndonjëherë të fluturosh? A e do qiellin, natyrën, aventurën dhe sportin?
Aeroklubi “Fly Dardania” – Prishtinë të fton të bëhesh pjesë e komunitetit tonë të pilotëve, sportistëve dhe dashamirëve të fluturimit të lirë.
Pavarësisht nëse je pilot me përvojë, fillestar që dëshiron të mësojë fluturimin apo thjesht dashamir i sporteve ajrore, dyert tona janë të hapura për ty.
Plotëso formularin e anëtarësimit dhe bëhu pjesë e një klubi ku pasioni për fluturimin bashkohet me miqësinë, disiplinën dhe sigurinë.
Kush fluturon, dashuron!