Një hap i ri drejt së ardhmes së aviacionit!
21 tetor 2026 – Shtetet e Bashkuara
Aeronautika botërore po hyn gjithnjë e më shumë në një epokë të re të fluturimit elektrik.
Administrata Federale e Aviacionit e SHBA-së (FAA) ka lëshuar një autorizim të veçantë të vlefshmërisë ajrore për avionin elektrik BETA Technologies ALIA A250, duke i hapur rrugë fluturimeve demonstruese me operatorë dhe përdorues potencialë.
ALIA A250 është një eVTOL – Electric Vertical Take-Off and Landing aircraft, që do të thotë se mund të ngrihet dhe të ulet vertikalisht duke përdorur sistem elektrik, ndërsa gjatë fluturimit kalon në fluturim me krahë.
Ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt përdorimit praktik të gjeneratës së re të mjeteve ajrore elektrike.
Teknologji të tilla synohen të përdoren në të ardhmen për transport rajonal të udhëtarëve, transport mallrash, shërbime mjekësore dhe lidhjen e zonave ku infrastruktura tradicionale e transportit është më e kufizuar.
Ajo që deri para pak vitesh dukej si një koncept futuristik, sot po kalon gradualisht në fluturime reale dhe në një kornizë konkrete të certifikimit aeronautik.

Edhe Evropa po ecën në këtë drejtim. EASA do të mbajë më 27–28 tetor 2026 në Köln Forumin për Innovative Air Mobility, ku ndër temat kryesore janë eVTOL, U-space, operimet BVLOS, automatizimi dhe hyrja e këtyre teknologjive të reja në shërbim.
Njoftimi zyrtar i FAA për BETA ALIA A250
EASA – Innovative Air Mobility Forum 2026
Aeronautika po ndryshon. Nga fluturimi tradicional, te energjia elektrike, automatizimi dhe mobiliteti i ri ajror – qielli i së ardhmes po ndërtohet sot.
Aeroclub Fly Dardania – Kosovo
Kush fluturon, dashuron.