0 0 Read Time:55 Second Sot ekipi i Fly Dardanisë ishte gjatë gjithë ditës në Golesh dhe Slivovë. E veçanta e kësaj dite ishte rikthimi i Endrina Hazirit, anëtare e përhershme e klubit tonë. Një rikthim i mirëpritur, që i dha ditës edhe më shumë emocion e kuptim. në fluturim…. Pas një pushimi (Doktorature jashte Kosovës) të gjatë prej rreth një viti e gjysmë, sot në qiell u rikthye pilotja dhe anëtarja e përhershme e Fly Dardanisë, Endrina Haziri . Endrina edhe para ndërprerjes kishte treguar rezultate të shkëlqyera në fluturim dhe ishte një nga pilotet që me seriozitet, përkushtim dhe qetësi ndërtonte sukseset e saj. Sot realizoi fluturimin e parë pas rikthimit dhe tregoi se është po ajo Endrinë që jemi mësuar ta shohim: e sigurt, e përqendruar dhe me vetëbesim në ajër. Rikthimi i saj është një lajm i mirë për klubin tonë dhe dëshmi se pasioni për fluturimin nuk shuhet lehtë, pavarësisht kohës së kaluar larg qiellit. Mirë se u riktheve, Endrina! Të urojmë shumë fluturime të sigurta dhe suksese të reja në rrugëtimin tënd në sportin e paragllajdit. … Në ushtrime ishin Fadili dhe Gëzim Morina Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn About Post Author Fly Dardania kosovaparagliding@gmail.com https://flydardania.com Happy 0 0 % Sad 0 0 % Excited 0 0 % Sleepy 0 0 % Angry 0 0 % Surprise 0 0 % Post navigation Albania Open 2026 Vlorë!