Në prag të Kupës së Kombit – Prishtina Open 2025 Sonte, nën këto pankarta që përfaqësojnë punën, përkushtimin dhe vizionin tonë, po shënojmë edhe një hap të rëndësishëm drejt garës më të madhe të paragllajdingut në Kosovë: National Cup PGA – Prishtina Open 2025!… Nga data 05–07 dhjetor, Prishtina do të jetë qendra e sportit ajror, ku pilotë nga shumë vende do të sfidojnë veten në disiplinën e precizionit në aterim. Organizuar nga Fly Dardania dhe Federata Aeronautike e Kosovës, kjo garë është më shumë se një aktivitet sportiv — është pasion, bashkim, profesionalizëm dhe një premtim që qielli ynë do të flasë me fluturime të sigurta e të bukura. Falë të gjithë atyre që kontribuojnë, mbështesin dhe besojnë në sportin e paragllajdingut.Le të jetë kjo garë një histori tjetër suksesi për klubin tonë! Post navigation Kupa e Kombit Prishtinë – 5-7 dhjetor! Përfundon “Kupa e Kombit”