Kupa e Kombit për herë të parë organizohet në Prishtinë, kjo garë është e regjistruar në FAI dhe ofron pjesëmarrje nga shumë shtete, një event europian në fluturime të lira, i organizuar nga Fly Dardania, me bashkëpunim të fuqishëm mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke bashkuar përvojën, pasionin dhe energjinë e dy federatave tona: Federatës Aeronautike të Kosovës dhe Federatës Shqiptare të Aeronautikës.
Kupa e Kombit mirëpret pilotë nga 7 shtete të Europës, dhe tashmë kemi të konfirmuar pjesëmarrës nga Anglia, Bullgaria, Spanja, Iraku dhe Turqia, duke e shndërruar këtë garë në një ngjarje të fuqishme ndërkombëtare të sportit ajror. Përgatitjet janë në fazën finale dhe çdo detaj po realizohet me kujdes maksimal.
Organizimi i këtij eventi nuk do të ishte i mundur pa njerëzit që qëndrojnë në qendër të punës:
Fadil Gerguri – organizator, shtylla kryesore e këtij eventi, me përkushtim dhe vizion të qartë.
Avni Kuci – kryetar i Federatës Aeronautike të Kosovës, i cili me përvojën dhe mbështetjen e tij ka garantuar realizimin e një garë profesionale dhe të sigurt.
Fanol Fanol A Shala – staf organizativ, gjithmonë i gatshëm në terren për çdo detaj logjistik.
Xhelal Xhelal Leskovci – refer kryesor, garantues i drejtësisë dhe profesionalizmit në çdo rund.
Falënderim i madh shkon për sponsorët tanë që e bëjnë të mundur këtë event:
Drejtoria për Sport e Komunës së Prishtinës – mbështetëse e përhershme dhe e palëkundur.
Smart Signal Signs, me pronar Asdren Osmani , sponsor i përhershëm që tash e sa vite kontribon në rritjen e klubit dhe zhvillimin e garave.
Meisterbetrieb Gerguri Bedachungen & Baudienstleistungen , sponsor nga diaspora, me pronar Mirsim Cima Gergguri i, që me përkrahjen e tij të drejtpërdrejtë dhe zemër të madhe ndihmon shumë në realizimin e këtij edicioni.
Kupa e Kombit Prishtinë 5–7 dhjetor është shumë më tepër se një garë – është një festë europiane dhe ndërkombëtare e fluturimeve të lira, një takim i pasionit, miqësisë dhe profesionalizmit që ndan komuniteti i madh i pilotëve.
Për më shumë rreth garës, klikoni këtu:
National Cup / PGA Final – Prishtina Open 2025 – Lista e pjesëmarrësve
https://civlcomps.org/event/national-cup-pga-final-prishtina-open-2025/participants